Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁSHK/ËL,~LAI f. sh. ~LA, ~LAT Ashkë, copë e vogël dhe e hollë që shkëputet nga një dru kur e çajmë a e presim me sëpatë; copë e vogël, rrip i ngushtë që del nga një send prej metali, kur e përpunojmë me vegla prerëse. Ashkla druri. Ashkla metali (gize, çeliku, bakri). Mbledh (djeg) ashkla. Bëj ashkla.
✱Sin.: ashkël, bujashkë, bluashkë, ashër, citë, lashkë, flashkë, cifël, cipal, cokël, spirrë, spicë, thepje, bjezgë, rezhdë, gdhendël, grapcë, qenëz, zdrugulina, nishk, tishkë.
♦ Bën *kala me ashkla (dikush). Nuk i hiqet asnjë ashkël (dikujt). 1. Nuk shqetësohet fare, nuk bëhet merak aspak; nuk e prish gjakun (dikush). 2. Nuk ia ndërron dot mendjen, është kokëfortë; nuk merr vesh; s’ha (s’merr) pykë (dikush). E kam ashklën në thua shih e kam litarin (lakun, thikën, halën) në grykë. E ka kokën me ashkla (dikush) përçm. shih ka lakra në kokë (dikush). S’lëshon ashkël (dikush) shih s’ha (s’merr) pykë (dikush). Ia mbushi kokën me ashkla (dikujt) e mërziti me fjalë të kota e me cikërrima; e trullosi me llafe. Pret *dru e shet ashkla (dikush).
BJÉZG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ashkël e vogël druri, spicë, bujashkë. I hyri një bjezgë në gisht.
✱Sin.: ashkël, bujashkë, cifël, ashër, citë, spicë, flashkë, cipal, cokël (druri), thepël (guri a metali), rezhdë (zdrukthi), ble, gdhendël, albër (druri), zdrugulina, shushull, zhibël, flegër.
♦ *Rrozga më bjezga.
BUJÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e vogël nga një dru i çarë, ashkël; petëz e hollë dërrase që del nga zdrukthi; bluashkë, spicë. Bujashkë pishe. Bujashkë zdrukthi. Mbledh bujashka. Ndez zjarr me bujashka. E bëj një bujashkë copa-copa.
2. fig. Ngatërresë, pengesë, pështjellim. Të nxjerr bujashka kot së koti.
✱Sin.: ashkël, bluashkë, bjezgë, bëllore, ashër, lashkë, cifël, cipal, spicë, spirrë, thyezë, thepje, rezhdë, gdhendël, zdrugulina, shushull, zhibël, flegër, furfule.
TALLÁSH,~I m. sh. ~E, ~ET Ashkla të vogla dhe grimca që dalin nga druri a nga ndonjë metal kur sharrojmë, kur zdrugojmë etj.; copëra që bien gjatë sharrimit, punimit, zdrugimit a gjatë prerjes së drurit a të një lënde metalike. Tallash i trashë (i hollë, i imët). Tallash druri (hekuri, bakri, alumini, çeliku). Shtresë tallashi. Shfrytëzim i tallashit. Tallash i ngjeshur (i presuar). Dërrasë prej tallashi. Ha me bark e nxjerr me shpinë (gjëzë) zdrukthi me tallashin.
✱Sin.: blojë, byk, hedhë, furfule, hime, pluhur, limurinë, zdrugulina.
ZDRUGULÍNA,~T f. 1. kryes. sh. Ashkla të holla, që dalin nga zdrukthi, kur zdrukthojmë një dërrasë. Zdrugulina pishe (ahu). Mblodhi ca zdrugulina. Bëri shumë zdrugulina. Ndez zjarrin me zdrugulina.
2. Tallash.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë