Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zdritem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZDRITEM

ZDRÍTEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Mbushet me dritë, ndriçohet. U zdrit mali. U zdrit qielli. Errej e zdritej. U zdrit sabahi e ata hala tuj flejtë. Fytyra e tyne u zdrit para syve të mi. Diellës i ishte zdrit fytyra. Zdritet bota mbarë ku kalon. Koshi plot me kallamboqë të verdhë zdrit si diell. Zdritet rishtazi skena. Muzgu zdritej nga xixëllonjat.
2. fig., vetv. Sqarohem. Tashti u zdrita. U zdrit dhe kjo çështje.
3. pës. e ZDRIT.
Sin.: sqarohem, qartësohem, ndriçohet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.