Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zdrangloj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GRIS

GRIS vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj copë-copë një letër, një rrobë etj.; i heq një rrip a një copë diçkaje; çjerr, shqyej. Gris biletën. Grisi pantallonat në një ferrë.
2. Brej rrobat, këpucët etj., duke i mbajtur keq a duke i përdorur për një kohëgjatë. I grisi çorapet.
3. bised. Gërvisht. E grisi macja.
4. fig. Hedh poshtë një marrëveshje.
5. fig., bised. Kaloj keq; ngrys; përfundoj, mbaroj. Si e nisi, e grisi (keq.) e filloi keq dhe e përfundoi keq (jetën a një punë).
Sin.: çjerr, lënur, shqyej, rreckos, leckos, zheloj, zdrangloj, trokoj, zhbordoj, shkarravesh, shkalafis, shkafanjis, shqis, shkalavesh, gërvisht, kaloj.
Ia grisi *cipën (dikujt a diçkaje). Si *nis e gris (dikush). Ia gris (ia heq, ia çjerr) *maskën (dikujt) keq. Ia grisi (ia hoqi) *perden (diçkaje).

ZDRANGLIM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.