Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZDRËMUR (i, e) mb. 1. Që është bërë me plagë nga të vrarët. Me qafë të zdrëmur (për kaun etj.).
2. I rrjepur vende-vende, i zhvoshkur vende-vende. Shtambë e zdrëmur. Mur i zdrëmur. Dru i zdrëmur.
3. Që ka zënë zdralë; i lerosur, i zhulosur. Këmishë e zdrëmur.
✱Sin.: i vrarë, i rrjepur, i zhvoshkur, i zhulosur, i lerosur, zdrëmalaq.
ZHULANJÓS,~E mb., shar. 1. Që është bërë tërë zhul; që nuk e mban veten pastër; i ndyrë, i fëlliqur. Grua zhulanjose. Me një leckë zhulanjose kapi bishtin e tiganit, që ishte nxehur shumë. Një mace zhulanjose vinte vërdallë dhe një qen i zgjebosur e ndiqte nga pas. (folk.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: i zhulosur, i ndyrë, i ndotur, i fëlliqur, i papastër, i pistë, pisanjos, zdrëmalaq, i zdrëmur.
ZHULÓSUR (i, e) mb. Që është zhulosur, që është bërë me zhul, që ka zënë zhul. Me rroba të zhulosura. Me jakë të zhulosur. Me fytyrë të zhulosur. Me ata dhëmbë të kalbur e me atë hundë të zhulosur si oxhak me blozë kafsha të kallte datën. (folk.).
✱Sin.: i lerosur, i zgjyrosur, i ndotur, i zhyer, i fëlliqur, zhulanjos, zdrëmalaq, i zdrëmur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë