Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zdeshur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZHVESHUR

ZHVÉSHUR (i, e) mb. 1. Që e ka trupinzbuluar, pa rroba; që i ka hequr rrobat, që është zhveshur; që është veshur keq, me pak rroba ose me rrobaholla; lakuriq; kund. i veshur. Me trupzhveshur. Rrinte i zhveshur. - Hiqi rrobat çunit e lërezhveshur ta rrahë dielli.
2. Që i është hequr lëkura a lëvorja, që është qëruar. Misër i zhveshur. Trung (dru) i zhveshur.
3. Që nuk e ka lëvoren, zhguallin, mbulesën ose mbështjelljen, që nuk është i veshur. Tel i zhveshur. Kërmill i zhveshur kërmill pa guaskë. Bimë me farëzhveshur.
4. Që i kanë rënë gjethet (për një bimë); që nuk ka drurë e bimë; kund. i veshur. Pyll i zhveshur. Vend (mat) i zhveshur. Katundet i ndante në mes një mal i lartë me drurëzhveshur dhe i mbuluar me dëborë. Toka kishte mbetur e zhveshur, farë bime nuk dukej më aty.
5.është i zbrazët, që nuk i ka orenditë e pajisjet e nevojshme (për një dhomë, për një shtëpi etj.). Dhomë e zhveshur. Murezhveshura.
6. fig., bised. Që i është hequr e drejtambajë një rrobë karakteristike për një profesion a për një detyrë; që është shkarkuar nga një detyrë; i liruar. Oficer i zhveshur. Ushtarëzhveshur.
7. fig. është pa ndonjë qëllim e pa përmbajtje, i zbrazët, i kotë. Jetë e zhveshur.
8. si em. m. e f. Sipas kuptimit 1 të mbiemrit. I zhveshuri, i përqeshuri. (fj. u.).
Sin.: i zbuluar, lakuriq, i zdeshur, i shpërveshur, i shpërvjelë, i crogët, i rrjepur, i shpupuluar, i qëruar, i zhveshur, i zhvoshkur, i kashtisur, i krasitur, i rralluar, i liruar, i zbrazët, i bokërimtë, trokë, bosh, i kotë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.