Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PACÍPË (i, e) mb. Që nuk ka fare turp, që nuk i skuqet faqja nga asgjë, që i ka plasur cipa, i paturp, i pafytyrë; që është karakteristik për një njeri cipëplasur, i ulët, i paturpshëm. Burrë i pacipë. Grua e pacipë. Punë e pacipë.
✱Sin.: i paturp, i paturpshëm, i pafytyrë, cipëplasur, cipëdalë, cipëngrënë, turpngrënë, turpemadh, i ulët, i paskrupull, i pamarre, i pabojë, i lyrët, lyrës, i lyrikur, i shpërlarë, faqezi, faqedjegur, faqerrogoz, sorrak, i zdatur, lapërdhar, lapanjoz, zgjebarak, edepsëz, açik.
PATÚRP (i, e) mb. Që s’i vjen turp të bëjë diçka të pandershme a të thotë fjalë të pahijshme, që s’ka pikë turpi; i pafytyrë, i pacipë; që është karakteristik për një njeri të tillë. Njeri i paturp. Sjellje e paturp. Ishte i paturp. Gënjeshtar i paturp.
✱Sin.: i paturpshëm, i pacipë, i pamarre, i pafytyrë, i ulët, i pabojë, cipëplasur, cipëdalë, turpngrënë, cipëngrënë, turpemadh, faqezi, faqedjegur, faqerrogoz, i shpëlarë, i lyrët, lyrës, i lyrikur, maskara, edepsëz, qepaze, açik, balash, sorrak, i zdatur, i paskrupull, i poshtër, cipëtrashë, faqenxirë, lapangjoz, rrufjan, delenxhi, kodosh, i shëmtuar.
PËRKËDHÉLUR (i, e) mb. 1. Që e duan më shumë prindërit, që përkëdhelet më shumë, të cilit i bëhen lëshime më shumë se fëmijëve të tjerë. E kishin djalë të përkëdhelur.
2. keq. Që është edukuar keq, duke ia plotësuar tekat e trillet, që është përkëdhelur tepër, i llastuar. Fëmijë i përkëdhelur.
✱Sin.: i ledhatuar, i llastuar, ledhatar, dhelatar, i dhelur, i lajkatuar, i lazdruar, lazdrak, i zdatur, pekulemadh, kanakar.
ZDAT (ZDAS) vep., ~A, ~UR krahin., kal. 1. I heq druajtjen a turpin dikujt, i hap syrin; e marr me të mirë, e përkëdhel shumë sa e prish; e llastoj, e bëj të lëshohet a të shthuret. I ka zdatur të vegjël e të mëdhenj. - Mos i zdatni fëmijët, se të hipin në qafë!
2. fig. I jap zemër, e trimëroj.
✱Sin.: përkëdhel, llastoj, shthur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë