Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDËRMJÉTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT ndërt. 1. Mur i hollë me një radhë tullash, që bëhet zakonisht për të ndarë dhomat brenda një ndërtese, mur ndarës, mur i ndërmjetëm; bylme. Ndërmjetëz dhome. I ndarë me ndërmjetëz. Bënë ndërmjetëzat.
2. Vijë, kanal, mur ose gardh ndarjeje midis dy arave a dy shtëpive. Ndërmjetëza ishte veçse një gardh thuprash.
3. Kohë ndërmjet dy ngjarjeve ose dy veprimeve; ndërmjetkohë, ndërkohë, interval, intermexo. E takoi në ndërmjetëzën e shfaqjes teatrale.
4. Tokë që gjendet ndërmjet pemëve frutore. Punoj ndërmjetëzat e ullinjve.
5. anat. Vendi ndërmjet gishtave të duarve e këmbëve; vendi ndërmjet dy thundrave të kafshëve dythundrake. Ndërmjetësat e gishtave të këmbëve i ishin infektuar. Lopës i ishte ngulur një gozhdë në ndërmjetëz.
✱Sin.: bylme, kallkan, mjet, çatma, shtrak, mesore, zdatk, perde, stelë, ndërmjetkohë, ndërkohë, interval, intermexo.
►ZDATK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mundohem; rraskapitem.
2. pës. e ZDATKÓJII.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë