Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DÉHJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur deh dikë; turbullim i mendjes, humbje e kontrollit të vetvetes nga pija alkoolike. Dehje me raki (me verë). Dehje nga alkooli.
2. Gjendje që shkaktohet nga përdorimi i alkoolit ose substancave që turbullon ndërgjegjen, të qenit i dehur. Është në dehje. I ndodh një dehje dhe kryen një vepër penale. Ai foli në gjendje dehjeje.
3. fig. Turbullim i mendjes nga një gjendje kënaqësie e madhe shpirtërore. E kapi një si dehje nga kjo ringjallje e shpresës. Dehja e dashurisë e bëri të harronte gjithçka tjetër. E ndiente një dehje lumturie.
✱Sin.: të pirë, pije, pirje, trullosje, zdërhallje, turbullim, çoroditje, ekstazë.
GOSTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Drekë a darkë, që shtrohet në raste gëzimi. E ftoi të merrte pjesë në gostinë e dasmës. Nuk i kishte qejf gostitë.
2. Ëmbëlsira që çohen dhuratë në një ceremoni gëzimi. Shkoi (vajti, erdhi) me një gosti.
✱Sin.: festë, festëz, buhi, çabullë, banket, dafrungë, gostitje, zdërhallje, drekë, darkë, refene, mësallë, tryezë, zijafet.
ZDËRHÁLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zdërhall diçka; harlisje, gjallërim; zhdërhallje.
2. Gjendja kur zdërhallem; gosti e shfrenuar; dehje. E kalon kohën me zdërhallje.
✱Sin.: zhdërhallje, shabakim, dehje, harlisje.
ZHDËRHÁLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja (zakonisht për bimët) kur zhvillohen dhe rriten jashtë mase, harlisje. Ka nisur zhdërhallja e mollëve në Korçë. Hardhitë janë në periudhën e zhdërhalljes.
2. Dehja në gosti (në dasmë), zdërhallje. Zhdërhallja nuk është e mirë, sidomos për të zotin e shtëpisë. Nuk e ka zhdërhalljen të keqe, pi sa bëhet karroqe dhe fle.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë