Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zdërhallem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DEHEM

DÉH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. turbullohet mendja e humbas kontrollin e vetvetes duke pirë raki, verë etj., pihem; kund. zhdehem. U deh me raki (me verë). U dehëngjithë. Dehet shpejt. Nuk dehet kurrë. Kush pi veresie, dehet dy herë. (fj. u.). Pin’ vjehrrat e dehen-o, / Dehen, bëhen xurxull-o, / Edhe shajnë nuset-o. (folk.).
2. fig., vetv. turbullohet mendja, bie në një gjendje kënaqësiemadhe shpirtërore sa harroj gjithçka tjetër. U deh nga gëzimi (nga lumturia). U deh ngamirat. Nuk dehet nga fjalët e bukura. U deh nga sukseset (fig.).
3. pës. e DEH.
Sin.: pihem, turbullohem, rrumbullohem, zdërhallem, skërdehem.
Dehet pa *pirë (dikush) iron. Dehet me *ujë (dikush) iron. Tjetri *pi e ai dehet! (për dikë).

SHABAKOHEM

SHABAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Nuk përmbahem, por e kaloj kohëngosti e me qejfe, duke e tepruar me të ngrëna e me të pira; dehem, zdërhallem, shfrenohem, Shabakohem rrallë. U shabakua derimëngjes. Shabakoheshin si shpesh këto kohët e fundit.
Sin.: dehem, zdërhallem, harlisem, shfrenohem.

ZDËRHALLJE
ZHDËRHALLEM

ZHDËRHÁLL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Zhvillohet e rritet me vrull e jashtë mase, harliset (zakonisht për bimët). Janë zhdërhallur hardhitë.
2. E kaloj kohën me të ngrëna e të piragosti të shfrenuara; dehemgosti; shthurem, zdërhallem. U zhdërhalla me javëtëra. Zhdërhallej në sofrat e të varfërve. U zhdërhall e na prishi dasmën.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.