Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zbyll”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HAP

HAP vep., ~A, ~UR 1. kal. Lëviz duke e shtyrë a tërhequr, mënjanuar a ngritur një derë, një kanat etj. për të hyrë lirisht diku a për të dalë prej andej, për të vënë diçka brenda a për të marrë diçka prej andej ose për të lidhur mjedisin e brendshëm me të jashtmin; çel; kund. mbyll. Hap derën (portën). Hap librin (fletoren). Hap dritaren (dollapin). Hap tenxheren. Hap arkën (kutinë, valixhen, çantën). Hap xhamin e makinës. Hap me çelës.

2. kal. I heq tapën a mbështjelljen diçkajembyllur ose të mbështjellë; kund. mbyll. Hap shishen (kanoçen). Hap mbështjellësen.

3. kal. Çel, zbërthej a shqit diçkambyllur, të mbërthyer ose të ngjitur; kund. mbyll. Hap pakon (zarfin). Hap zinxhirin e xhupit. Hap kopsat e bluzës.

4. kal. Shpalos diçkapalosur, të mbledhur a të mbyllur, çmbledh, shtrij e drejtoj diçkapërthyer kund. mbyll. Hap perdet. Hap çarçafët. Hap çadrën.

5. kal. Ndaj e largoj dy gjëra ose anët e puthitura a të afruaradiçkaje, shtyj mënjanë diçka; kund. mbyll. Hap librin (gazetën, fletoren). Hap gishtat. Hap dorën (këmbët, krahët). Hap gojën (buzët). Hap sytë. Hapi sqepin. Hap gërshërët. Hap trastën (thesin, çantën, bohçen). Hap thesin (qesen). Hap jakën.

6. kal. Përhap ose shpërndaj diçkambledhur a të grumbulluar. Hap prushin. Hap letrat. Hap misrindiell. Hap tapetin.

7. kal. Shtrij hollë diçka. Hap petë.

8. kal. Shprish, lënur. Hap leshin (lirin). Hap flokët. Hap ushtarëtpozicion luftimi.

9. kal. Çel diçka duke çarë, duke shpuar a duke gërmuar, çaj. Hap një vrimë. Hap një dritare në mur. Hapi gropën (varrin). Hapi një pus.

10. kal. Zgjeroj diçka që ka qenë e ngushtë; kthej, i bëj punimin e parë (tokës). Hapi një hendek (një vijë uji, një kanal). Hapi tunelin (galerinë). Hapën rrugën. Hapën tokën (ugarin). Ia hapi plagën. (bised.) ia çau plagën me thikë.

11. kal. Ndërtoj, krijoj, themeloj a vë në shfrytëzim diçka, çel dhe bëj që të nisë nga puna, bëj që të fillojë veprimtarinë. Hap një rrugë të re (një kalim). Hapi portin. Hapën një shkollë. Hapën një vendburim. Hapi shtëpi të re. Hapën një ekspozitë (një muze). E hapi dyqanin shpejt.

12. kal. Heq diçka, një pengesë, që ka zënë një vend etj. Hap rrugën nga dëbora. Hap vendin për të kaluar.

13. fig., kal. Zbuloj diçka që ka qenë e mbuluar, liroj diçka që ka qenë e zënë. I hapi veshët.

14. kal. Vë në punë, në veprim a në funksion. Hapën kufirin. Hap shtegun.

15. fig., kal. E lë diçkalirë, e lë të kalojë a të rrjedhë etj.; kund. mbyll. Hap dritën. Hap ujin (çezmën, musllukun). Hap ajrin (gazin).

16. fig., kal. Bëj që të nisë a të fillojë një veprimtari e re; nis i pari; shpall. Hap mbledhjen (kuvendin, seancën). Hap bisedën. Hap një diskutim (një debat). Hap festivalin (programin). Hapën luftë. Hap zjarr fillojshtie me armë. Hap vallen nis i pari vallen. Hap listën jam i parilistë. Hap lojën nis lojën; luaj i pari.

17. fig., kal. Krijoj mundësitë për të ecur përpara, mënjanoj vështirësitë për të arritur diçka, çel. Hap rrugë (horizonte) të reja.

18. kal. Krijoj një pozicion të ri, bëj që të lirohet diçka ose që të mos jetë më i zënë. Hap vendereja pune. Hap një vendorganikë.

19. fig., kal. Nxjerr, sjell. Na hapi punë. Na hapi ngatërresa (telashe, vështirësi). Hap prespektiva.

20. fig., kal. Zbuloj diçka që s'ka dalëshesh; paraqit. I hapën mosmarrëveshjet (grindjet).

21. fig., kal. Përhap, shpërndaj. Hap fjalën. Hap lajmin. Hap thashetheme. Ka hapur sikur...

22. kal. Shënoj kllapat a thonjëzat e fillimit. Hap kllapat (thonjëzat).

23. tek., kal., Ndaj diçkalidhur, këput lidhjen në një vend; kund. mbyll. Hap qarkun.

24. jokal., vet. v. III Çel burbuqja, sythi etj., shpalosen petlat ose gjethet duke pjekur frytin; lëshon lule, lulëzon, çel. Hapën lulet. Hapën gjethet. Hapi trëndafili. Hapën pemët. Hapi molla (kumbulla). Hapën boçet e pambukut.

25. jokal., vet. v. III. Niszbardhë, agon (për dritën e ditës). Hapi drita. Hapi dita (agimi, mëngjesi). Pa hapur mirë (dita).

26. jokal., vet. v. III. Kthjellohet, pastrohet nga retë, çel. Hapi koha (moti). Hapi qielli.

27. fin., kal. Bëj marrëveshje me një bankëkujdeset për paratë e mia dhe i shtoj ose i tërheq ato sipas nevojës. Hap një kredi. Hap një llogari. Hap një zë të veçantë.

Sin.: çel, shkyç, zbuloj, zbyll, zdryj, ngre, shkyç, filloj, shpall, zbuloj, zbërthej, shpalos, përhap, lulëzon, qëroj, nxjerr, krijoj, agon, kthjellohet.

Hap (nxjerr) *avaze (dikush). I hap *barkun (dikujt). hapi *barkun (dikush a diçka). Hap (çel) *dyert. I hap *derën (dyert) (dikujt a diçkaje). E hapi (e çeli) *gojën (dikush). I hap (i çel) *gojën (dikujt). S’e hap *gojën (dikush). E ka hapur (shumë) *gojën (dikush). Hap *gojën e shikon qiellin (dikush). hapsha (të bëfsha) *gropën! mallk. I hapi (ia bëri) *gropën (dikujt). Hap *gjoksin (dikush). Hap (çel) një *hendek. I hapi kartat (*letrat) (dikush). Hap *krahët. I hapi *letrat (kartat) (dikush). E hapi *lojën (dikush). hapi *kokën (dikush). E hapi *kuletën (dikush). I hapëm *lakrat (me njëri-tjetrin). Hap *lulja lulen. Hap (çel) e s’mbyll (dikush) keq. e fillon një punë, por nuk e çon derifund, bën punë gjysmake; çel e s’mbyll; mbjell e nuk korr. Sa hap (sa çel) e mbyll *sytë. I hap *oreksin (dikujt). I hap *plagën (dikujt). I hap (i çel) *portën (portat) (dikujt a diçkaje). hapi *punë (dikush a diçka). Hapi *revanin (dikush) keq. Ia hapi *rrugën (dikujt a diçkaje). I hap (i bëj, i lëshoj) *rrugë (udhë) (dikujt). Hap (çel) *rrugëreja. E hapi *sqepin (dikush) mospërf. Hap *sytë. I hap *sytë. I hap *syrin (dikujt). Hap *shampanjën libr. Hap (çel) *shtigjereja. I hap (i çel) *shtegun (dikujt a diçkaje). E hap *tytën (dikush) bised. Hap *udhë. Nuk hap *udhë (dikush). I hap (i bëj, i lëshoj) *udhë (rrugë) (dikujt). E hap *vallen shumë (dikush). I hapi (ia bëri) *varrin (dikujt). Hapi *veshët (dikush). I hap *zemrën (dikujt).hapi *zorrët (dikush a diçka) keq.

ZBYLL

ZBYLL vep., ~A, ~UR kal. I heq mbyllësen një shisheje a një ene tjetër me grykë, hap, çel; kund. mbyll. I zbyllagjitha shishet.

ZBYLLET

ZBÝLL/ET jovep., ~(u), ~UR pës., vet. v. III e ZBYLL

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.