Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAZBULÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i zbulueshëm, që nuk mund të zbulohet; kund. i zbulueshëm. Kancer i pazbulueshëm. Sëmundje e pazbulueshme. Sinjal i pazbulueshëm.
ZBULUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i zbulueshëm; zbulim. Zbulueshmëri e lartë, kriminalitet i ulët. Nuk ka tregues të mirë të zbulueshmërisë. Përmirësuan ndjeshëm zbulueshmërinë. Rritja e raportit të zbulueshmërisë.
ZBULÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të zbulohet. Të qenët i zbulueshëm. Objekti më i zbulueshëm. Nuk mund të vëzhgohej asnjë tipar i zbulueshëm. Radioaktivitet i zbulueshëm. Metani mund të jetë treguesi i parë i zbulueshëm i jetës përtej Tokës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë