Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SIKTERÍSUR (i, e) mb. Që është sikterisur; i dëbuar. Sa shumë po vuante familja e sikterisur. Të gjithë kujtonin mësuesin e sikterisur.
✱Sin.: i përzënë, i ndjekur, i shporrur, i zbuar; i përjashtuar.
SIKTERÓSUR (i, e) mb. Që është sikterosur; i sikterisur; i dëbuar. Nëna e sikterosur po i mbante fëmijët me vuajtje.
✱Sin.: i përzënë, i ndjekur, i shporrur, i zbuar; i përjashtuar.
ZGJEBÓSUR (i, e) mb. 1. Që e ka zënë zgjebja, që ka zgjeben. Kafshë (bushtër) e zgjebosur. Dhi (dele) e zgjebosur. Të zbuar si qen të zgjebosur. Si mace të zgjebosura. Shtresë lëkurë delesh të zgjebosura. Kalë i zgjebosur. - Të mos tregohemi më as fodullë e as qerosë, as të zgjebosur dhe as me bishtin përpjetë. Dhinë e zgjebosur as qentë s’e hanë. (fj. u.). Dhia e zgjebosur moleps gjithë kopenë. (fj. u.). Dhia e zgjebosur ndahet nga shoqet. (fj. u.).
2. fig., përçm. I fëlliqur, i ndyrë dhe i veshur keq; që nuk ka fare vlerë. - Më të zgjebosur se i biri nuk më ka zënë syri deri më sot. Ka ca njerëz të zgjebosur. Kishte mënjanë ca para të zgjebosura.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit.
✱Sin.: zgjebarak, zgjebanik, i zgjebur, i kromosur, kromash, zhugan, kërmë, i lebrosur, zhugë.
♦ *Dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë (cakërr) mospërf.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë