Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zbrum”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRUMOJ

BRUM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj brumë, mbruj, brumos. Brumoi miellin e misërt.
2. E bëj diçkabutë si brumë, e zbut, e zbruj. E brumoi dheun.
Sin.: brumos, mbruj, ngjesh, ngjiz, brumëzoj, zbrum, zbut, brydh, squll, ndulk, tutëloj, sqaq.

BRUMËZOJ

BRUMËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj brumë, gatuaj brumë. Brumëzoj miellin.
2. E bëj si brumë, e gatuaj dhe e zbut si brumë, e zbruj. Bryma i brumëzon lakrat.
Sin.: brumoj, brumos, zbrum, zbrumoj, zbut, brydh, mbryll, squll, ndulk, tutëloj, sqaq.

ZBRUM

ZBRUM vep., ~A, ~UR kal. 1. Zbrumoj. Zbrum dheun (lëndën e parë).
2. fig. E rrah shumë dikë, e zbruj, e zhdëp, e bëj për vaj e për uthull. E zbrumën mirë. Ia zbrumi kurrizin. zbrum e s’të lë të qash (dikush) jep atë që duhet për fajinke bërë, nuk mban anësi.

ZBRUMET

ZBRÚM/ET jovep., ~(u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Zbruhet.
2. pës. e ZBRUM. Zbrumet e squllet.

ZBRUMOHET

ZBRUM/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Zbruhet.
2. pës. e ZBRUMÓJ.

ZBRUMOJ

ZBRUM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E përziej me ujë a me ndonjë lëng tjetër dhe e ngjesh diçkafortë a të thatë, për ta bërëbutë si brumë; zbruj. E zbrumoi tokën. Zbrumoi letrën.
Sin.: zbruj, zbus, rrah.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.