Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zbehem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FINJOSEM

FINJÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. Dobësohem shumë, tretem; zbehemfytyrë. Ishte finjosur nga lodhja.
2. vet. v. III Varfërohet (për tokën). Po s'i hodhe pleh, finjoset toka.
3. pës. e FINJÓS.
Sin.: tretem, zbehem, varfërohem.

LËVERDHEM

LËVÉRDH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem pak si i verdhë; vet. v. III merr ngjyrëlëverdhë diçka; zverdhet. U lëverdhfytyrë. U lëverdhënlashtat.
2. pës. e LËVÉRDH.
Sin.: zverdhem, zverdhohem, zbehem, verdhohem.

PULITEM

PULÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Mbyllen e hapen me shpejtësi disa herë sytë; ulen qepallat gati sa mbyllen krejt; kapulitem. Iu pulitën sytë. I puliteshin qepallat.
2. Mblidhem kruspull; zë pusi duke u tulatur, tulatem; strukem. U pulit pas një trungu.
3. vet. v. III Zë të shuhet, nuk digjet më me forcën e mëparshme, ulet, zvogëlohet, tulatet.
4. vet. v. III Nuk duket mirë, zbehet. Flaka e qiririt (zjarri) u pulit. Yjet (dritat) u pulitën.
Sin.: kapulitem, kruspullohem, platitem, ulem, përvdirem, mblidhem, tulatem, strukem, kruspullosem, zvogëlohem, rrëgjohem, shtrëngohem, zbehem.

SHAPOHEM

SHAP/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Zverdhemngjyrë të shapit, lëverdhem. Shapohem e bëhem si dylli. U shapuafytyrë. T’u shapofshin këmbët! (mallk.).
2. pës. e SHAPÓJ.
Sin.: zverdhem, lëverdhem, verdhem, verdhohem, zbehem, shkëlqehet, ndritet, fajkohet, prarohet, llamburitet.

VENITEM

VENÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv., vet. v. III Humbet njomësinë, nuk zhvillohetdhe i varen degët e gjethet, fishket, thahet (për bimët). U venitën lulet. U venit misri.
2. vetv. Humbas njomësinë, forcën, gjallërinë dhe shëndetin; zbehemfytyrë dhe dobësohem e tretem. Veniteshin fëmijët.
3. vetv., vet. v. III Humbet dritën, shkëlqimin a ngjyrën, zbehet e shuhet dalëngadalë (për dritën, zjarrin etj.); humbet forcën, dobësohet (për zërin). Janë venitur ngjyrat. U venitën yjet. U venitën zjarret në mal. U venit drita. U venit kandili (llamba). Iu venit zëri.
4. fiziol., vetv., vet. v. III I pushojnë përgjithnjë; nuk i vijnë më që kur fillon menopauza (të përmuajshmet, zakonet).
5. fig., vetv., vet. v. III Humbet ndikimin a rëndësinë e mëparshme; dobësohet dhe shuhet a zhduket ca nga ca. Iu venitën shpresat.
6. pës. e VENÍT.
Sin.: vyshkem, rrudhem, flashkem, eshkem, eshkosem, mbërrutem, tretem.

VERDHEM

VÉRDH/EM jovep., ~A (u), ~ÚR vetv. 1. vet. v. III Bëhet i verdhë, merr një ngjyrëverdhë a si të verdhë, zverdhet, verdhohet (për bimët dhe gjethet kur thahen ose kur vjen vjeshta, për të lashtat e për pemët kur piqen etj.). U verdhën gjethet (kallinjtë). U verdhën ftonjtë (pjeshkat, kumbullat, dardhat).
2. Bëhem i verdhë, marr një ngjyrëzbehtëfytyrë a në pjesëtjeratrupit (nga një sëmundje, nga frika etj.); më ikënkuqtë e fytyrës, zverdhem, zbehem. U verdhfytyrë. U verdh si dyllë (si limon). Iu verdhën sytë.
Sin.: zverdhem, lëverdhem, verdhohem, zbehem, zverdhohet.

VERDHOHEM

VERDH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Merr një ngjyrëverdhë a si të verdhë, bëhet i verdhë, zverdhet. U verdhua gruri. U verdhuan gjethet (pemët).
2. Marr një ngjyrëverdhë, a si të verdheme, verdhem; zverdhemfytyrë. U verdhafytyrë.
Sin.: verdhet, lëverdhem, verdhohem, zbehem.

ZBEHJE

ZBÉHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur zbehem; zverdhje. Zbehja e faqeve. I ra një zbehjefytyrë. Kjo mundçojë zbehje ose marramendje. Vuri re zbehjen time.
2. Humbje gradualisht e shkëlqimit, e ngjyrës, e fuqisë ose e intensitetit të diçkaje. Zbehja e ngjyrësfustanit nga dielli. Për të parandaluar zbehjen, fuçitë zakonisht lyhen me llak. Zbehja e hënës (e qiellit). Zbehja e dritësdiellit. Zbehje e kuptimit leksikor te parafjala.
3. fig. Dobësim ose humbje e rëndësisë, e interesit ose e ndjeshmërisëdiçkaje; errësim i vlerës a i lavdisëdikujt; ulje e rëndësisëdikujt. Zbehja e vullnetit. Zbehja e stilit (e lavdisë, e famës etj.). Zbehja e forcës emocionale dhe psikologjikepersonazhit. Zbehje e ndikimit të një lideri.
Sin.: zbardhje, zverdhje, verdhje, venitje, zbutje, dobësim, pakësim, zvogëlim.

ZBUREM

ZBÚR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Zbehem, bëhem si i verdhëfytyrë; më ikën gjaku nga fytyra (nga frika, nga një tronditje etj.), zburitem.

ZBURITEM

ZBURÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Zbehem, bëhem si i verdhëfytyrë; më ikën gjaku nga fytyra (nga frika, nga një tronditje etj.).
2. Rri kokulur, turpërohem. Zburritej paraatit.

ZBËRDHAHEM

ZBËRDHÁ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË vetv. Zbardhem, zbehem.

ZVERDHEM

ZVÉRDHEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Merr ngjyrëverdhë, bëhet i verdhë. U zverdhën gjethet. U zverdh gruri. Fletët e ndonjë ahu sapo kishin filluarzverdheshin. Letra ishte zverdhur. Iu zverdhën flokët nga dielli. Vetëm gjethi i ftoit plaket e zverdhet.
2. vetv. Bëhem si i verdhëfytyrë, zbehem. U zverdh nga frika. Aty skuqej, aty zverdhej. Pas fjalëvemia u zverdh si dylli. Zverdhej dhe dridhej i tëri. Ishte zverdhurfytyrë dhe s’dinte ku të futej.
3. pës. e ZVERDH.
Sin.: verdhem, lëverdhem, verdhohem, zbehem.
Iu zverdh *hunda (dikujt). As *skuqet e as zverdhet (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.