Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zbaticë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BATICË

BATÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. det. Ngritja e nivelitujitdetit, që përsëritet dy herëditë; det i ngritur, det i fryrë, burë; kund. zbaticë. Koha e baticës. Ka baticë. Vjen (bie) batica. Përfitoi nga batica.
2. fig. Periudhë ngritjeje e një lëvizjeje a veprimtarie; ngjitja dhe fuqizimi i diçkaje; vërshim. Batica e demonstratës. Baticë ndjenjash. Baticë pakënaqësie.

BURË

BÚR/Ë,~A f. vet. nj., det. 1. Gjendje e trazuar e detit kur fryn erë dhe ka dallgë e shkulm; det i keq; kund. bunacë. Det në burë. Ka (bën) burë.
2. Baticë; kund. zbaticë. I iku bura detit. Kur vjen bura, uji del e mbush hauzet.

ZBATICË

ZBATÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ulje e nivelitujitdetit, që përsëritet dy herëditë; det i ulur; kund. baticë. Zbatica e detit. Batica dhe zbatica. Koha e zbaticës. Fillon (vjen, bie) zbatica.
2. fig. Periudhë uljeje a tërheqjeje e një lëvizjeje a e një veprimtarie, koha e dobësimit të diçkaje; rënie. Zbaticë e përkohshme. Zbatica e lëvizjes (e grevës).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.