Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zbaritur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FTOHTË

FTÓHTË (i, e) mb. 1. Që ka temperaturëulët, që ka ftohtësi; kund. i ngrohtë; i nxehtë. Ujë i ftohtë. Ajër i ftohtë. Është i ftohtë.
2. Që e mban temperaturënulët, i tillë ku njeriu mërdhin. Dhomë (sallë) e ftohtë. Vend i ftohtë.
3. Që ka dalë prej kohe nga furra, që ka kohëështë zier ose është pjekur dhe nuk është më i ngrohtë (për bukën, gjellën etj.) Bukë (gjellë) e ftohtë. Byrek i ftohtë.
4. është me ngrica e me acar (për motin); që ka klimë me temperaturë shumëulët gjatë gjithë vitit (për vendet); që bën ftohtë. Mot i ftohtë. Klimë e ftohtë.
5. Që e ka temperaturën e zakonshme më të ulët sesa trupi i njeriut (për gjakun e disa kafshëve). Kafshë me gjakftohtë.
6. fig. Që nuk tregohet i dashur a i përzemërt me njerëzit e tjerë, që nuk është i afrueshëm me të tjerët; që është shumë i përmbajturshfaqjen e ndjenjave; që sillet a vepron me mospërfillje ndaj dikujt a diçkaje, mospërfillës. Njeri i ftohtë.
7. fig. Që nuk ka a nuk shpreh ndjenjangrohta e miqësore; që bëhet pa dashuri e pa përzemërsi ose me mospërfillje. Pritje e ftohtë. Përgjigje e ftohtë. Takim i ftohtë.
8. fig. Që nuk të tërheq e nuk të ngjall ndonjë ndjenjë, që nuk të prek shqisat a ndjenjat. Ngjyraftohta. Përshkrim i ftohtë.
Sin.: i acartë, i akullt, i huaj, i zbarët, i zbaritur, i pandjenjë, i pandjeshëm, mospërfillës, i mermertë, i cingortë, i pandjenjë, i thatë.
Armë e ftohtë armë si thika, shpata etj. U për *ujë të ftohtë (dikush). E bëri për *ujë të ftohtë (dikë). ranë (më shkuan, më dolën, mbuluan) *djersë ftohta. Me *gjakftohtë. *Hallvë e ftohtë. E kam barkun (zemrën) të ftohtë. 1. Kam shpresapakta për diçka, nuk besoj shumë se do të bëhet diçka; e kam zemrën akull. 2. E ndiej veten si të mpirë, nuk jam i gëzuar, ndihem bosh; vuaj ngase kam pasur shumë fatkeqësi; kund. e kam barkun (zemrën) ngrohtë. Ka *gjakftohtë (dikush). Me *gjakftohtë. Luftë e ftohtë luftë politike, ideologjike, ekonomike etj. pa armë. Ka *mendjeftohtë (dikush). Me *mendjeftohtë. (E pret) si *ujët e ftohtë (e pakët) (dikë a diçka).*Pilaf i ftohtë përçm. I ka qiqratftohta (me dikë) ka marrëdhëniekëqija me dikë, nuk i pëlqenketë punë me të, është i ftohtë e nuk shkon mirë me të. E rreh *hekurinftohtë (dikush).

PAKRIPË
PAKËNDSHËM
PALEZETSHËM

PALEZÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. 1. Që nuk ka shijemirë dhe nuk ta ka ënda ta hash, i pashijshëm; kund. i lezetshëm. Gjellë e palezetshme. Mish i palezetshëm.
2. Që nuk ka tiparerregullta, i pahijshëm; kund. i lezetshëm. Vajzë e palezetshme.
3.ngjall pakënaqësi, i papëlqyeshëm; i pahijshëm; kund. i lezetshëm. Punë (ngjarje) e palezetshme. Sjellje e palezetshme.
Sin.: i pashijshëm, i pahijshëm, i papëlqyeshëm, i pakripë, i zbarët, i zbaritur, i shpëlarë.

PASHIJE

PASHÍJE (i, e) mb. 1. Që nuk ka asnjë shije në të ngrënë a në të pirë, i zbarët; i pashijshëm. Gjellë e pashije.
2. fig. është i shpëlarë e pa lezet; që nuk është i këndshëm e tërheqës; i pakripë. Njeri i pashije. Shaka e pashije.
Sin.: i zbarët, i zbaritur, i paamëz, i amësht, amështiq, i samtë, i bartë, i baritur, i baltemë, bar, i pashijshëm, i pakripë, i amët, bajat, i motuar, i baltur, i shpëlarë, i palezet, i pakëndshëm, jotërheqës.

PASHOQËRUESHËM

PASHOQËRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk shoqërohet me njerëztjerë, që nuk ka marrëdhënie shoqërore me të tjerë; që e ka zakon a që i pëlqenrrijë vetëm; kund. i shoqërueshëm. Njeri (burrë, djalë) i pashoqërueshëm. Vajzë (grua) e pashoqërueshme. Ishte i pashoqërueshëm.
Sin.: i pashoqëruar, i paafrueshëm, i pashkueshëm, i patrazuar, i zbarët, i zbaritur, i rëndë, i ftohtë.

SHPËLARË

SHPËLÁRË (i, e) mb. 1. Që është shkuar në ujë të pastër për t'i hequr shkumën pas larjes; që është pastruar me ujë. Rrobat e shpëlara. Enët e shpëlara.
2.është zbehur, që nuk është më e fortë dhe e qartë; që është zbërdhulur (për ngjyrën). Ngjyrë (bojë) e shpëlarë.
3. fig., mospërf. është pa shije e pa kripë, që nuk të tërheq, që të lë të ftohtë, që nuk ka asgjëveçantë e nuk të ngjall ndonjë ndjenjë; që nuk shpreh asgjë, i zbarët; që ka përmbajtjedobët a të varfër, pa ndonjë vlerëvërtetë e pa forcë ndikuese. Njeri i shpëlarë. Sy të shpëlarë. Zë i shpëlarë. Shaka (fraza) të shpëlara. Muhabet i shpëlarë. Vjershashpëlara. Pikturë (tablo) e shpëlarë.
4. spec. Që i janë marrë nga ujërat lëndët e nevojshme ushqyese, e varfër (për token). Tokashpëlara.
5. bised., keq. I paturp, i pacipë, që as skuqet, as zverdhet. Është fare i shpëlarë.
Sin.: i zbërdhulët, i zbardhur, i zbarët, i zbaritur, i pashijshëm, i pashije, i pakripë, bajat, i pakëndshëm, i palezetshëm, i palezet, i papëlqyeshëm, i palyrë, i mërzitshëm, jotërheqës, i ftohtë, i pandjenjë, i varfër, i paturp, i pacipë, i pafytyrë, i paturpshëm, i zbrazët, i paide, i pabrumë.

ZBARIT

ZBARÍT (ZBARÍS) vep. ~A, ~UR kal. 1. E bëj gjellën që të mos ketë shijemirë a të jetë fare pa shije, e bëj si bar. E paske zbaritur gjellën (mishin).
2. fig. Bëjdikush të më largohet, e zvjerdh dikë. E zbariti djalin. Me ato fjalë e zbariti fare.
Sin.: samtoj, zbalt, zvjerdh.

ZBARITEM

ZBARÍT/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Humbet shijen, bëhet si bar (për gjellët). Është zbaritur gjella, sikur ha kashtë.
2. fig., vetv. Bëhem jo i këndshëmshoqëri, bëhem pa kripë e pa lezet, bëhem i shpëlarë (për njerëzit); bëhem i pashoqërueshëm, largohem ngatjerët, ftohem me të tjerët, zvirdhem. Ka kohëështë zbaritur.
3. pës. e ZBARÍT.
Sin.: zbaltet, samtohet, ndiçet, bajatosem, zvirdhem, zverëtitem, zhigmohet, shogem.

ZBARITUR

ZBARÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka humbur shijen, që është bërë si bar; i zbarët (për gjellët). Gjellë e zbaritur.
2. fig. është bërë jo i këndshëmshoqëri, që është bërë pa kripë e pa lezet, i shpëlarë (për njerëzit); që është bërë i pashoqërueshëm, që është larguar a është ftohur ngatjerët; i ftohtë, i zvjerdhur. Njeri i zbaritur. Ishte i zbaritur gjerpalcë.
Sin.: i zbarët, i shpëlarë, i ftohtë, i zvjerdhur, i zvjerëtitur.

ZBARËT

ZBÁRËT (i, e) mb. 1.është pa kripë e pa shije, që nuk ka shije, i samtë (për gjellët). Gjellë e zbarët.
2. fig. Që nuk është i këndshëmshoqëri, që nuk ka lezet, i shpëlarë; që nuk u afrohettjerëve, i pashoqërueshëm, i ftohtë (për njerëzit). Njeri i zbarët. Është fare i zbarët. Ishte bërë i zbarët për të gjithë.
3. fig., keq. I papëlqyeshëm; i papranueshëm; bajat; as mish e as peshk. Arysetim i zbarët. Formulim i zbarët. Slogan i zbarët propagandues.
Sin.: i zbaritur, i samtë, i pashije, i pashijshëm, i palezet, i pakripë, i baltur, i baritur, i shpëlarë.

ZVJERDHUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.