Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FSHÉHT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Diçka që nuk është zbuluar a nuk është njohur ende. Të fshehtat e gjithësisë. Depërtojnë në të fshehtat e natyrës.
2. Diçka që mbahet e fshehtë, që nuk duhet ta dinë a ta kuptojnë të tjerët ose që e dinë vetëm pak vetë; sekret. Të fshehtat e zemrës. Ruaj (zbuloj) të fshehtën. Nuk kam ndonjë të fshehtë.
3. Shkaku i brendshëm, i thellë e i padukshëm i diçkaje; njohuri e shprehi të thella e të veçanta që i kanë vetëm ata që e zotërojnë mirë punën e vet, që kanë aftësi e përvojë të madhe. E fshehta e lojës. E fshehta e artit (e sportit).
✱Sin.: fshehuri, sekret, zbariqe, fshehtësi, mister, enigmë, mbështjellë.
PËRBRÉNDSHME,~T (të) f. vet. sh. Organet e brendshme të njeriut a të kafshës, që janë në kraharor e në bark, përbrendëset, rropullitë. I hoqi të përbrendshmet berrit (deles).
✱Sin.: të brendshme, përbrendëse, përbarkje, rropulli, zbariqe, qarkje, angrra, plaçka, plimëra, zorrovina, shkota, smuqth, zorrë, shkëf, xhigerë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë