Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZBÁRDHJ/E,~A f. 1. Veprimi kur zbardh diçka; zbardhimi i diçkaje. Zbardhja e mureve me gëlqere. Zbardhja e orizit. Zbardhja e flokëve. Zbardhje natyrale e dhëmbëve. Xhel për zbardhje. Zbardhje profesionale.
2. edhe sh. ~E, ~ET Mbresë që mbetet në një vend të prerë pak në sipërfaqe, shenjë nga prerja që është bërë në një send; incizim. Zbardhje unazore. Gjerësia (madhësia) e zbardhjes. Në vendin e zbardhjes.
3. fig. Sqarimi i plotë i diçkaje; shpjegim i hollësishëm; qartësim. Zbardhja e së vërtetës (e enigmës). Zbardhja e agjendës së takimeve. Zbardhja e listave. Zbardhja e skemës së re të pensioneve.
4. Nxjerrja në formë të plotë e të shkruar e një vendimi a e një dokumenti tjetër dhe bërja publike. Zbardhja e vendimeve të këshillit bashkiak. Zbardhja e ligjeve të Kuvendit.
5. Zbulimi i plotë, nxjerrja në dritë e diçkaje; rindërtimi i një ngjarjeje me metoda të specializuara për zbuluar të vërtetën. Zbardhja e rrethanave. Zbardhja e dosjes. Kërkohet zbardhje e shpejtë e këtij rasti. Komision për zbardhje krimi. S’ka ende një zbardhje të plotë të ngjarjes.
✱Sin.: zbardhim, lëbardhje, ndriçim, zbardhëllim, çngjyrosje, zbërdhulje, mbresë, thinjje, agim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë