Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zbërdhulet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALUSHOHEM

BALUSH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Zbërdhulet a i del boja vende-vende diçkaje; bëhet me pulla, me lara etj.
2. vetv. bëhet mishi me pulla nga goditjet; mavijosem. - Ku je balushuar kështu?
3. pës. e BALUSHÓJ.

BARDHEM

BÁRDHEM jovep., ~A (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Zbardhet, zbardhohet, lëbardhet, zbërdhulet.
2. pës. e BARDH.

MËRLATET

MËRLÁT/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Humbet ngjyrën e mirëkohës kur ishte e re, zbehet, zbërdhulet.

TRAKET

TRÁK/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Zbërdhulet (për një veshje, rrobë). U trak fustani. U trakën rrobat.
2. pës. e TRAK.

ZBARDHULET

ZBARDHÚL/ET jovep. ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Zbërdhulet.

ZBËRDHUKET

ZBËRDHÚK/ET jovep., ~(u), ~UR vetv., vet. v. III Zbërdhulet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.