Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NDÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Takohem me dikë që më del përpara rastësisht, hasem. U ndesh rrugës me të. U ndeshëm ballë për ballë. U ndeshëm në tren.
2. vet. v. III Del, shfaqet diçka në një punë, në një fushë, në një libër etj., haset, takohet. Ndeshen gabime (të meta). Ndeshen gjatë punës. Ndeshet dendur (rrallë, kudo).
3. Përplasem me dikë a me diçka që më zë rrugën. U ndeshën dy vetura (anije). U ndeshën kokë më kokë. U ndesh në një gur (në një shkëmb, në një trung). Vështirësitë me të cilat ndeshemi sot.
4. fig. Më del përpara diçka që duhet kapërcyer; përballem. Ndeshet me realitetin. U ndeshën me vështirësi (me çështje të ndërlikuara). Ndeshemi me shfaqje të huaja. Zbatimi i këtij ligji është ndeshur me një sërë pengesash.
5. Bie në përleshje; hyj në luftë me dikë; përleshem. U ndeshën me armikun. U ndeshën në fushën e betejës. U ndeshën dy ushtri. U ndesh ballë për ballë me bishën.
6. sport. Matem me një kundërshtar në një lojë sportive, bëj një lojë me një tjetër. Ndeshen dy skuadrat më të mira. Ndeshemi në futboll (në basketboll). U ndeshën në fushë asnjanëse.
7. fig. Hyj në kundërshtim me dikë, hahem me fjalë, kapem; bie në kundërshtim për diçka me një tjetër. U ndeshën midis tyre. U ndeshën interesat (pikëpamjet). U ndeshën dy rryma.
✱Sin.: takohem, shkëmbehem, ndërsynohem, stërditem, takoj, shoh, syzohem, përballem, zates, zatetem, ndesh, del, shfaqet, haset, has, gjej, gjendem, përleshem, përplasem, përpiqem, rrokem, sharapiqem, shukem, cakërrohem, mbrijohem, bucem, luftoj, dyluftoj, matem, garoj, shemëroj, goditem, fytafytem, luaj, hahem, kapem, grindem, zihem.
►NGÚL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Hyn në një trup një send i mprehtë ose me majë. Iu ngul një gozhdë. Iu ngul një gjemb (një spicë) në këmbë.
2. fig., vetv. Zë vend fort diku dhe nuk lëviz, qëndroj gjatë diku e nuk lëviz që andej; kund. shkulem, çngulem. U ngul te dera (te shkallët). U ngul te shkëmbi. U ngul në vend. Ai ngulet e nuk di të shkulet më.
3. fig., vetv. Zë vend diku për të banuar e për të jetuar, vendosem diku; kund. shkulem, shpërngulem. U ngulën në fshat (në tokat e reja). U ngulën aty para dhjetë vjetësh (pas tërmetit).
4. fig., vetv., vet. v. III Më lë mbresë të fortë e të pashlyeshme, zë vend në mendje a në kujtesë dhe nuk largohet; kund. shkulet. Më është ngulur në mendje (në kokë, në zemër). M’u ngul si thikë ajo fjalë. Iu ngul keq dikujt e pësoi keq, e hëngri keq.
5. pës. e NGÚL. U ngulën kazmat. U ngulën çadrat e para në plazh.
✱Sin.: futet, hyn, fiksohet, shkon, rraset, zë, farohem, faroj, vendohem, nguloj, vendosem, ngul, faros, farosem, vendos, zates, zatetem, selitem, mendohem, ngulitet, rrënjoset, përqendrohet.
♦ Nuk ngulet (nuk lidhet) në një *hu (dikush). Iu ngul (iu ngulit) në *kokë (dikujt). Iu ngul (iu ngulit) në *mendje (dikujt). Iu ngul (iu ngulit) në *tru (diçka). Më është ngulur (më është ngulitur) në *zemër (në shpirt) (dikush a diçka).
►PËRLÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Zihem fytafyt me dikë, kapem e ndeshem keq me dikë, përfytem, kacafytem. U përleshën keq. U përleshën kalamajtë.
2. Hyj në luftë me dikë, bëj luftë të hapur e të vendosur, luftoj për jetë a për vdekje me një armik; përfytem, kacafytem. U përleshën ashpër (trup me trup). U përleshem me armë.
3. fig. Luftoj me vendosmëri e me guxim për të mposhtur një pengesë a vështirësi etj. Përleshem me guxim me vështirësitë (me thatësirën, me kushtet e këqija atmosferike). Përlesheshin me përmbytjet.
✱Sin.: kacafytem, përfytem, përlëfytem, mbërthehem, përlahem, zihem, kërleshem, rrokem, kapem, rrihem, ndeshem, mbrehem, përsheshem, qepem, gramshaleshem, përpiqem, përgjakem, grindem, fytafytem, goditem, grihem, luftoj, gjelafytem, qepërohem, zatetem.
►TAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndeshem a përshëndetem me dikë rastësisht a papritur në udhë a diku tjetër; gjendem në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend me dikë; hasem, U takova me të në treg (në aeroport). U takuan rastësisht.
2. vetv. I japim dorën njëri-tjetrit kur kemi lënë një takim. U takua me shokun (me mikun, me një të njohur). Takohen çdo ditë.
3. vetv. Piqem me dikë që njoh dhe qëndroj për njëfarë kohe me të. Takohem me një shok (me një shoqe). Takohem me miqtë. U takuan në mbrëmje.
4. vetv. Paraqitem te dikush a pres dikë për t’i dhënë, për t’i thënë a për t’i kërkuar diçka.; mblidhem me të tjerë për të vendosur për diçka. Takohemi me shokët. Takohet me zgjedhësit. Takohen me kryetarin (me ministrin, me shkrimtarin). Takohet me avokatin.
5. vetv., vet., v. III Puqet një gjë me një tjetër; afrohen dy a më shumë gjëra sa të puqen; bashkohen dy a më shumë gjëra. Takohen çatitë (majat e pemëve). Takohen anët (buzët) e dy dërrasave. Takohen dy shkronja. Takohet t-ja me h-në dhe formojnë th-në. Tek emrat e njerëzve, kur takohet t-ja me h-në, nuk vihet apostrof (Mithat, Ethem dhe lexohen Mit’hat, Et’hem). Ku takohet qielli me tokën ku duket sikur qielli prek tokën; horizonti. Drini i Bardhë dhe Drini i Zi takohen pranë qytetit të Kukësit. Mali me mal s’takohet, njeriu me njeriun takohet. (fj. u.).
6. vetv., vet., v. III Ndeshet diçka në jetë, në punë etj., haset, del përpara. Mund të takohen disa vështirësi (pengesa). Takohen dukuri të panjohura. Takohet nganjëherë (shpesh, rrallë).
7. sport., vetv. Ndeshem me një tjetër, zhvilloj një garë sportive me dikë, luaj me dikë. Skuadrat u takuan në fushë asnjanëse.
8. pës. e TAKÓJ.
✱Sin.: mbudhem, ndeshem, përshëndetem, piqem, tokem, zatetem, ceket, puthitet, haset, përballem.
►VENDÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shkoj për të banuar, për të jetuar e për të punuar diku, zë vend diku. U vendos në Tiranë. Dolën në pension e u vendosën në fshatin nga kishin ardhur.
2. kr. thj., vet. v. III U zgjidh një çështje a përfundoi një punë, mbaroi. U vendos ajo gjë. U vendos në punë.
3. pës. e VENDÓS.
✱Sin.: vendohem, ngulem, ngulitem, radhitem, vihem, rendohem, zatetem, shpërngulem, ormisem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë