Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DËMTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dëmtoj dikë a diçka; prishja a çuarja dëm e diçkaje; shkatërrim; kund. zhdëmtim. Dëmtimi i grurit (i ndërtesave, i makinave). Dëmtimi i shëndetit. Dëmtim me dashje (nga pakujdesia).
2. Humbje në mjete, në sende a në njerëz; dëm. Dëmtim i lehtë. Dëmtimet e lëkurës. Dëmtimet në të lashta.
✱Sin.: dëm, humbje, prishje, shkatërrim, dokëndisje, zarar, zullum, e keqe.
PRÍSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur prish ose kur prishet diçka.
2. Gjendja pasi prish a pasi prishem. Prishja e urës. Prishja e dhëmbëve. Prishja e mishit. Prishja e kontratës. Prishja e rregullit.
3. Vend i prishur a i shkatërruar. Prishje tektonike (gjeol.). Prishjet në çati.
4. bised. Shpenzim. Prishjet dhe të ardhurat.
✱Sin.: përprishje, shembje, shkatërrim, çartje, dëmtim, dëm, shpërbërje, shthurje, çrregullim, shprishje, fshirje, shuarje, keqësim, dobësim, shëmtim, rrënim, zvetënim, përdhosje, bastardim, degjenerim, ngërdheshje, shtrembërim, kalbje, thartim, tharmëtim, tharmim, dekompozim, zjarrtisje, qelbje, ndotje, vrenjtje, shpenzim, dështim, shkrehje, rrëzim, krusmë, thepisje, hallakatje, shkallmim, shkapërderdhje, zbërthim, porropi, zarar, çakordim, djallosje, katranosje, ngatërrim, shkarëzim, çorganizim, rënie, pështjellim, rravgim, çjerrje, shkelje, tretje, shformim, prerje, mykje, zhezhitje, djegie, ndyrje, fëlliqje, ndërprerje, ftohje, acarim, egërsim, harxhim.
QAR,~I m. bised. Fitimi që kemi nga shitja a nga blerja e diçkaje ose nga një punë; leverdi; kund. qeder, humbje. Punë pa qar. Shiste me qar. Bënte qar fitonte, siguronte fitime. E ka qar e ka fitim të paparashikuar.
✱Sin.: fitim, përfitim, leverdishmëri.
♦ I bie qarit (dikush) përfiton pa u munduar fare diçka që nuk e priste ose që nuk i takonte; I bie qylit. E ka një qar e dhjetë zarar (dikush) keq. Harxho përtej mundësive, është prishanik i madh, më shumë prish se fiton; merr shtatë e prish tetë; qep një pëllëmbë e shqep një pash.
SHAKAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Bëj shaka me dikë, e ngacmoj a luaj me fjalë me dikë. E shakatonte vazhdimisht të birin. Mos i shakato të tjerët! E shakatonte për t’ia ngritur humorin.
2. jokal. Them shaka, qesh. Ndonjëherë shakatonte pa zarar. Nuk po shakatoj, ndaj më dëgjo! Mos shakato!
✱Sin.: tall, qesh, luaj, qesëndis, lolis, mahit, hokoj, gazoj, përqesh.
ZARÁR,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Dëm, prishje; humbje. Zarar i madh. Gjë pa zarar. Shaka me zarar shaka që prish punë, shaka që mund të sjellë dëm. Bën zarar bën dëm, dëmton. Iu bë shumë zarar. Nuk është i zararit (dikush) nuk të bën keq. E kapi në zarar e kapi duke bërë dëm, e kapi duke dëmtuar diçka. Breshri ka bërë zarare të mëdha. Janë me zarar këto punë janë me rrezik këto punë, mund të sjellin dëm. S'ka zarar s'ka gjë, s'prish punë. As qar, as zarar. Më i madh zarari se qari. (fj. u.). Ik o qar se më bën zarar. (fj. u.). Qari dhe zarari janë vëllezër (motër e vëlla). (fj. u.). Fjala me karar, nuk ka zarar. (fj. u.). Inati është zarari i shtëpisë. (fj. u.).
♦ E ka një *qar e dhjetë zarar (dikush) keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë