Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARTIZÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka një zeje a një mjeshtëri, ai që ushtron një zeje, ai që ka pasion një zeje, një mjeshtëri a një punë artistike. Artizanë argjendi. Artizan llambash. Artizan druri. Shoqata e artizanëve. Dorë artizani. Artizan violinash (çiftelish etj.) Babë e bir artizanë.
✱Sin.: zejtar, mjeshtër, artist, zanatçi, zanatli.
ZANATLÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Mjeshtër në punën e vet; zanatçi, usta. Zanatli i moçëm. Qytet me zanatlinj. Na mungojnë zanatlinjtë. Rashë në një zanatli dhe njeri të mirë. Sokol Prela djalë i ri, / S’e ka shoqin në këtë Shqipni: / Trim për pushkë e zanatli. (folk.). Punën e mirë e bëjnë zanatlinjtë. (fj. u.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë