Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zanatçi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARDHËTAR

ARDHËTÁR,~I m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Mjeshtër; zanatçi, zejtar. Ardhëtar i zoti. Ardhëtarët dibranë.

ARTIZAN

ARTIZÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka një zeje a një mjeshtëri, ai që ushtron një zeje, ai që ka pasion një zeje, një mjeshtëri a një punë artistike. Artizanë argjendi. Artizan llambash. Artizan druri. Shoqata e artizanëve. Dorë artizani. Artizan violinash (çiftelish etj.) Babë e bir artizanë.
Sin.: zejtar, mjeshtër, artist, zanatçi, zanatli.

KALLAJXHI

KALLAJXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Mjeshtër a zanatçikallajis enë; profesioni i këtij mjeshtri. Isha te kallajxhiu i enëve.
2. fig., bised., iron. Ai që di të mashtrojë a të fshehë me fjalëbukura realitetin; mashtrues me lajka, lajkaxhi.
(Ka) sa të hajë *qeni i kallajxhiut tall. Luan *qeni i kallajxhiut (diku).

KËRPAÇ

KËRPÁÇ,~E mb. bised., shar. 1. ndreq a meremeton këpucë, xhaketa etj.; mballomatar, arnues. Usta kërpaç.
2. mospërf., shpërf.bën punë me cilësidobët. Zanatçi (këpucar) kërpaç.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.
Sin.: mballomatar, arnues.

KËRÇEP

KËRÇÉP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesa e fortë e trungutdrurëve a të pemëve, e cila, bashkë me rrënjët, mbetettokë dhe përdoret zakonisht për zjarr; kërcu i madh për zjarr; gërxhel. Kërçep lisi. Zjarr (prush) me kërçepë.
2. Pjesa e padobishme e kërcellitmisrit dhe e disa drithërave bashkë me rrënjët, që mbetetarë pas korrjes. Kërçep misri.
3. Gdhe i fortë druri; gëthep.
4. edhe fig., bised., shpërf. Zanatçi kërpaç ose i paaftë.
5. si mb., edhe fig., bised.bën punë me cilësidobët; kërpaç. Punë kërçepi.
Sin.: gërxhel, gëthep, kërpaç.

QUKALI

QUKALÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Qukaloshi, qukësi. Qukali qe një zanatçi i zoti.
Sin.: qukac, qukalos.

ZANATLI

ZANATLÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Mjeshtërpunën e vet; zanatçi, usta. Zanatli i moçëm. Qytet me zanatlinj. Na mungojnë zanatlinjtë. Rashë në një zanatli dhe njerimirë. Sokol Prela djalë i ri, / S’e ka shoqinkëtë Shqipni: / Trim për pushkë e zanatli. (folk.). Punën e mirë e bëjnë zanatlinjtë. (fj. u.).

ZANATÇI

ZANATÇÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Ai që ka një zanat, ai që ushtron një zanat, zejtar, artizan. Zanatçi i vjetër (i mirë). Zanatçindërtim. Me syrin e zanatçiut. Po shuhen zanatçinjtë. Historitë e zanatçinjve. Kur varfërohet popullsia, zor e kanë zanatçia. (fj. u.). Zanatçiu është miku i miletit, nëpunësi është miku i dovletit. (fj. u.).
2. Mjeshtër me përvojëmadhe në një punë. Është zanatçi. Zanatçi me përvojë. Kebësh me një zanatçi. Mbahej si zanatçi i parë për drunë e lisit dhearrës.

ZEJTAR

ZEJTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka një zeje, ai që ushtron një zeje, zanatçi, artizan. Zejtar shtëpiak (endacak). Zejtar i vogël. Puna e zejtarit. Shtresa e zejtarëve. Festimepërbashkëta të zejtarëve. Zejtarëpërpunimitdrurit.

ÇEREKÇI

ÇEREKÇÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË vjet. Zanatçi i vogël e i varfër. Shtëpi çerekçinjsh.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.