Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BURBÚJ/Ë,~A f. 1. Lëvizje e çrregullt dhe e shqetësuar e një turme njerëzish, zakonisht me zhurmë; bujë e madhe. Burbujë zërash e britmash. Plasi burbuja. Jashtë bëhej burbujë e madhe. Valë që përplaseshin me burbujë. Dëgjova burbujë e bërtima.
2. fig., keq. Zhurmë e madhe; gurgule. Burbujë reklamash. Burbujë propagandistike. U largua pa burbujë. Ky projekt u paraqit me burbujë.
3. bised. Dëm i rëndë, batërdi, kërdi. Sëmundjet malarike bënin burbujë.
✱Sin.: rrëmujë, trazirë, turbullirë, zhurmë, tollovi, katrahurë, zallamahi, mishmash, gjullurdi, pazar, paçariz, potere, gurgule, llazurë, shkatërrim, batërdi, rrënim, kërdi.
HAPËRDÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shpërndarje në drejtime të ndryshme; hallakatje.
2. fig. Çoroditje.
✱Sin.: hallakatje, zallamahi, çorientim, çoroditje.
MISHMÁSH,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Rrëmujë e madhe ku s’e merr vesh i pari të dytin; përzierje gjërash pa rregull, çrregullim i plotë, rrëmujë. Një mishmash i madh (i vërtetë). U bë një mishmash njerëzish (makinash). Mishmash fjalësh. Një mishmash botimesh.
2. Diçka e bërë pa rregull e pa sistem, diçka e ngatërruar dhe e rrëmujshme, katrahurë. Produkti është një mishmash i fundit.
✱Sin.: rrëmujë, çrregullim, zallamahi, katrahurë.
POTÉR/E,~JA f., bised. 1. Zhurmë e madhe; shamatë; gurgule. Potere e madhe. Bënin potere. Dëgjohej një potere. Plasi poterja.
2. krahin. Thirrje, kushtrim. Qiti (lëshoi) poteren.
✱Sin.: zhurmë, shamatë, bujë, gurgule, trazirë, gulm, zallahi, zallamahi, zhurmërimë, llazurë, rrëmujë, turrahi, zburim, batërdi, gjullurdi, thirrje, kushtrim, shurukamë.
♦ Bëri potere (dikush) vjet. shih bëri zhurmë (për diçka).
PËSHTJELLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pështjelloj diçka ose kur pështjellohem. Pështjellimi i çështjes.
2. Grumbullim pa rregull e pa kriter njerëzish a gjërash në të njëjtin vend; rrëmujë ku s’e merr vesh i pari të dytin, tollovi, trazirë. Pështjellim i madh në sallë. Pështjellim në stadium. Mbillnin (shkaktonin) pështjellim.
3. Mungesë lidhjeje a bashkërenditjeje midis pikëpamjeve e qëndrimeve, kontradikta të brendshme të thella e pa ndonjë rrugëdalje, mungesë rregulli e njësimi; paqartësi e madhe në teori e në veprimet praktike; rrëmujë. Pështjellim politik (ideologjik).
4. elektr. Pështjellje. Pështjellime të veçuara (të izoluara). Pështjellimet e elektromotorëve. Tel bakri për pështjellime.
✱Sin.: ngatërrim, ngatërresë, çrregullim, koklavitje, turbullim, çaprazim, çatrafilim, shthurje, çoroditje, trazirë, tollovi, zallahi, zallamahi, rrungajë, çarravi, paçariz, rrëmet, paqartësi, çorbë, pështjellje, grumbullim, përzierje, trazim, vërdallë, zhurmë, gurgule, rrëmujë, shamatë, turbullirë, hutim, kontradiktë.
SHAMÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mosmarrëveshje verbale e nxehtë mes dy a më shumë njerëzve, që grinden a që zihen ndërmjet tyre; potere, zallamahi. Krisi shamata krejt pa menduar. Nisën shamatën e tyre të zakonshme. Shtëpia nisi të dridhej prej shamatës. Sherr e shamatë. Shamatë e paparë.
✱Sin.: potere, zhurmë, bujë, gulm, gulmë, batërdi, bëtajë, llazurë, degame, çarravi, llonxhë, pështjellim, gjullurdi, grindje, zënkë, zburim, sherr.
♦ Bëri shamatë (për diçka) vjet. kundërshtoi me të madhe; foli me zë të lartë e u grind për diçka; bëri zhurmë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë