Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAMÚNDUR (i, e) mb. 1. Që nuk mund të bëhet a të arrihet; që nuk mund të ndodhë, që nuk ka asnjë gjasë të jetë i vërtetë; i pamundshëm; kund. i mundur. Gjë e pamundur. I dukej e pamundur. Ishte e pamundur t’i ndalej gjaku. Mision i pamundur (kinem.).
2. Që nuk mund të durohet më tej, shumë i vështirë, i padurueshëm. Iu bë jeta e pamundur.
3. bised. Që është pak i sëmurë, që është pa qejf. Plak i pamundur. Ishte pak si i pamundur dje.
✱Sin.: i pamundshëm, i paarritshëm, i padurueshëm, i sëmurë, i vështirë, papërballueshëm, i ligshtë, i paqejf, zaif.
SËMÚRË (i, e) mb. 1. Që ka një sëmundje, që vuan nga ndonjë sëmundje; që sëmuret shpesh; shëndetlig; kund. i shëndoshë. Fëmijë i sëmurë. Me zemër të sëmurë. Lëvizte, edhe pse ishte me këmbë të sëmurë. Kafshët e sëmura i izoluan. Ra në shtrat i sëmurë. Ka qenë shumë i sëmurë.
2. Që është tregues për një sëmundje; që lidhet me një sëmundje. Me pamje të sëmurë. Kishte një çehre të sëmurë.
3. fig. Që nuk është mbi baza të shëndosha; që nuk është i drejtë, i rregullt e normal; që është jashtë masës a jashtë kufijve të zakonshëm; i tepruar, jonormal. Kjo është një marrëdhënie e sëmurë. Ai kishte një sedër të sëmurë. Dukej se kishte kureshtje të sëmurë.
✱Sin.: i lig, i ligur, i ligështuar, i prekur, i pamundur, zaif, i pamirë, i dobët, i pafuqi, i pafuqishëm, i paqejf.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë