Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zabullimë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANGËSHTI

ANGËSHTÍ,~AII f., krahin. Vapë e madhe me lagështi, vapë që ta zë frymën. Qenka angështi sot! Angështi e madhe.
Sin.: zagushi, ufëm, bulçim, zheg, vapë, zapullim, zabullimë.

VAPË

VÁP/Ë, ~A f. 1. Kohë e nxehtë, koha më e nxehtë e vitit, zakonisht gjatë muajveverës, të nxehtët e verës. Vapa e korrikut. Në qershor fillon vapa. Erdhi shpejt vapa sivjet. E dogji barin vapa. Pemët duan vapë që të piqen. Vapë e murrme vapë mbytëse, bulçim. Vapa e korrikut e dogji grurinfushë. Pemët duan vapë që të piqen mirë. Shkoi vapa me gushtin. (fj. u.).
2. Orët më të nxehtaditës gjatë stinësverës (zakonishtmesditë ose pas mesitditës); ngrohtësi e madheshkaktohet nga dielli, nga zjarri etj. në një dhomë e që mezi durohet. Vapa e drekës (e mesditës). Pisku i vapës. Në pikëvapës. Bën (është) vapë. Na zuri vapa. Sa pa zënë vapa. Shtrëngoi vapa. Dhentë bëjnë vapën dhentë mërzejnëhije. Shkoj (kaloj) vapën pushojorët më të nxehtaditës. Plasëm nga vapa, mezi presimfreskohet pak.
3. Nxehtësi e madhendiejmëtrup. Kam shumë vapë. Plasëm nga vapa. Kam shumë vapë, duhethap dritaren!
Sin.: vapësirë, ufëm, zagushi, bulçim, zabullimë, pishak.
bën vapë (dikush) shpërf. mërzit, më bezdis; më shqetëson e nuk më ndahet, s’dua ta kem pranë. Ia bëri vapën (dikujt) e rrahu keq, e zhdëpi në dru; e bëri lëkurë (për në lëkurë) (dikë) thjeshtligj.; e bëri peshk (dikë); ia bëri kurrizin më të butë se barkun. Ia bëri vapë e shëllirë (dikujt) e detyroi dikësillet e të bëjë si i thotë a si ia kërkon ai, nuk e lë të bëjë sipas kokës; e shtrëngoi për ta sjellërrugëmbarë ose që të veprojë si duhet a si i kërkohet; ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin); ia vuri (ia futi) (të dyja) këmbët në një këpucë; ia bëri tetë me dy. Shkoi (iku) vapa me gushtin i kaloi koha e vet diçkaje ose mosha a fuqia dikujt, s’është më siç ka qenë, me kohë nisibjerë.

VAPËSIRË

VAPËSÍR/Ë,~A f. Vapë e madhe që të zë frymën; vapë e padurueshme; ufëm, zagushi. Nuk fle dot në vapësirë. Na zuri frymën vapësira. Vapësirë e madhe.
Sin.: vapullim, bulçim, zabullimë, zheg.

ZABULLIM
ZABULLIMË
ZABULLINË

ZABULLÍN/Ë,~A f. Zabullimë. Zabullina e ditëvevapës.

ZAGUSHI

ZAGUSHÍ,~A f. Bulçim, ufëm. Zagushi e madhe. Ditë (mot) me zagushi. Një zagushi e padurueshme. Bën (është) zagushi. Të mbyt (të merr frymën) zagushia. Dridhej ajri nga zagushia. Mbretëronte zagushi e madhe. I nxehti i qershorit ia la vendin zagushisë së korrikut. Gjithë zagushia e muajit shkarkoi me një shipapritur, litar. Ia bani zagushi (dikujt) e mërziti shumë, ia sollimajëhundës.
Sin.: bulçim, ufëm, avër, vapësirë, angështi, bulçimë, duhmë, mbytësi, morovimë, zabullimë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.