Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HÓB/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Copë lëkure a diçka e thurur, me dy rripa të hollë ose me dy gjalma të lidhur në dy anët e saj, që përdoret për të gjuajtur me gurë të vegjël, duke e rrotulluar me forcë e duke lëshuar njërin rrip. Hedh gurin me hobe. Gjuan me hobe. E qëlloi me hobe.
2. hist. Armë e vjetër që përdorej në luftë për të hedhur gurë. Hobe e madhe. I shkatërruan muret e kështjellës me hobe.
✱Sin.: bahe, plengë, zabe, përdredhore, prazhdë.
♦ *Gur në hobe.
SABÉ,~JA f. sh. ~, ~TË vjet. Copë lëkure a diçka e thurur, me dy rripa të hollë ose me dy gjalma të lidhur në dy anët e saj, që përdoret për të gjuajtur me gurë të vegjël, duke e rrotulluar me forcë e duke lëshuar njërin rrip a njërin gjalmë. Sa mirë gjuan me sabe. I mori sabenë prej dore. Hedh gurin me sabe. Gjuan zogj me sabe.
✱Sin.: hobe, bahe, plengë, përdredhore, zabe, prazhdë, tizgë.
STRÁÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Copë lëkure a diçka e thurur, me dy rripa të hollë ose me dy gjalma të lidhur në dy anët e saj, që përdoret për të gjuajtur me gurë të vegjël, duke e rrotulluar me forcë e duke lëshuar njërin rrip a gjalmë. Di të përdorë straçkën. Gjuan mirë me straçkë. Bënë një garë me straçka.
✱Sin.: hobe, bahe, tizgë, zabe, plengë.
TÍZG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrip, zakonisht prej leshi, që përdoret për të lidhur kallcat, tirqit, çorapet etj.; lidhëse, gjalmë; rrip për të mbajtur pantallonat etj.; ushkur. Shtrëngoi (liroi) tizgën.
2. Rrip i leshtë e i gjatë, me të cilin lidhin fëmijën në djep, dizgje. E lidhi me tizgë.
3. Hobe, bahe, zabe, plengë. Gjuanin me tizgë.
✱Sin.: rrip, lidhëse, gjalmë, ushkur, cimocë, çimboskë, ndrizë, dizgje, hobe, bahe, zabe, plengë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë