Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MONOACÍD,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Acid që ka një atom hidrogjeni të zëvendësueshëm; njëacid. Nga ky reaksion formohen monoacide.
2. si mb. Që ka një atom hidrogjeni të zëvendësueshëm. Baktere monoacide.
NDËRRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të ndërrohet, që mund të zëvendësohet me diçka tjetër; i këmbyeshëm. Pjesë të ndërrueshme. Xhama të ndërrueshëm. Drejtori të ndërrueshme.
2. gjuh. I ndryshueshëm.
✱Sin.: i zëvendësueshëm, i këmbyeshëm, i shkëmbyeshëm, i ndryshueshëm, i tjetërsueshëm.
NJËACÍD,~E mb., kim. Që ka një atom hidrogjeni të zëvendësueshëm, monoacid; kund. poliacid.
PAZËVENDËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që s’mund të zëvendësohet me diçka tjetër ose nga dikush tjetër; që nuk mund të gjendet a të bëhet dhe të vihet në vend përsëri (për sende që prishen a që humbasin etj.); kund. i zëvendësueshëm. Material i pazëvendësueshëm. Armë e pazëvendësueshme. Metodë (mënyrë) e pazëvendësueshme. Dëm i pazëvendësueshëm. Humbje e pazëvendësueshme. Njeri i pazëvendësueshëm. E quante veten të pazëvendësueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë