Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KAJMEKÁM,~I m. ~Ë, ~ËT 1. hist. Zyrtar i lartë në Perandorisë Osmane; zëvendësi i guvernatorit të një vendi a të një krahine; mëkëmbës, nënprefekt. E kishin bërë kajmekam.
2. fig., bised., mospërf., iron. Ai që i shërben verbërisht shefit, kryetarit etj.
✱Sin.: mëkëmbës, nënprefekt.
ZËVENDËSMINÍST/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT Ai që zëvendëson a që ndihmon ministrin dhe varet prej tij; zëvendësi i ministrit. Zëvendësministri i Arsimit. U emërua (u caktua) zëvendësministër.
ZËVENDËSSEKRETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që zëvendëson sekretarin në mungesë të tij ose që ndihmon atë në kryerjen e detyrave; zëvendësi i sekretarit. Zëvendëssekretari i përgjithshëm i sindikatës.
ZËVENDËSSEKRETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që zëvendëson sekretarin a sekretaren ose që ndihmon atë në kryerjen e detyrave; zëvendësi i sekretarit a sekretares. U zgjodh zëvendëssekretare. Zëvendëssekretarja amerikane e shtetit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë