Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MËKË́MBËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që zëvendëson dikë tjetër, zëvendëse. Mëkëmbësja e departamentit të shtetit.
PASÁRDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që vijon punën e dikujt në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore; ajo që ndjek rrugën a traditat e dikujt në një fushë, vazhdues a pasues i dikujt; kund. paraardhëse.
2. Ajo që zë vendin e një tjetri në një punë, në një detyrë etj.
3. Fëmija, e bija; trashëgimtarja. La tri pasardhëse. Nuk la pasardhëse.
✱Sin.: bijë, mbesë, stërmbesë, pinjolle, fëmijë, vazhduese, vijuese, pasuese, trashëgimtare, zëvendëse.
PËRFAQËSÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që flet e vepron në emër të dikujt; ajo që përfaqëson e mbron të drejtat dhe interesat e një shteti, të një organizate, të një grupi njerëzish etj. Përfaqësuese e minoriteteve. Përfaqësuese e dikasterit.
2. Ajo që shpreh mendimet, vullnetin dhe dëshirat e një grupi njerëzish. Përfaqësueset e grave të dhunuara.
3. Ajo që paraqit në veprimtarinë a në veprën e vet tiparet themelore të një rryme ideologjike, politike etj., të një drejtimi shkencor, artistik etj. Përfaqësuese tipike e postmodernizmit.
4. drejt. Ajo që është e ngarkuar të veprojë në gjyq në emër dhe në interes të një tjetri. Përfaqësuese ligjor.
5. sport. Skuadër përfaqësuese. Përfaqësuesja e Shqipërisë në finalet e kampionatit evropian të futbollit.
✱Sin.: zëdhënëse, zëvendëse, delegate, kombëtare.
VEQÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mëkëmbëse, zëvendëse, përfaqësuese a dëshmitare e dikujt. E la veqilen.
ZËVÉNDËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është caktuar për të zëvendësuar në një detyrë a për të ndihmuar drejtpërdrejt e me përgjegjësi një tjetër prej të cilit varet. Zëvendëse e kryetarit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë