Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NIS vep., ~A, ~UR kal. 1. Zë të bëj diçka, filloj; ia hyj diçkaje; kund. mbaroj, përfundoj. Nis punën (mësimin). Nis udhëtimin (rrugën). Ia nisën këngës (lojës). Nis të flasë (të punojë, të ecë). Nis një jetë të re. S’di nga t’ia nisë. E ka nisur mbarë (mirë). Kështu si e ka nisur, nuk e kryen dot shpejt. Si e nisi e krisi.
2. Zë ta ha ose ta pi, provoj, cenoj (një ushqim). E nisi bukën (lakrorin). Nuk e kish nisur gjellën (shishen) fare.
3. Dërgoj dikë a diçka në një vend tjetër; përcjell; e çoj për të mbaruar një porosi. Nisi djalin (vajzën). E nisi (për) në shtëpi (në shkollë). I nisën fëmijët për në kamp pushimesh. Nisi një letër (një pako). E nisi me postë. E nisi duarthatë. E nisi pa asnjë përgjigje.
4. Stolis e zbukuroj (sidomos për nusen). E nisën nuse. E nisën shtëpinë për dasmë. Nisi dhëndrin.
5. bised. Vë në lëvizje e ngas një mjet udhëtimi. E nisi makinën (trenin). S’di ta nisë motorin.
6. jokal., vet. v. III Fillon të bëhet e të zhvillohet diçka; zë fill, zë. Nisi vapa (të ftohtët). Nisi puna (biseda, diskutimi). Nisi koncerti. Nisi protesta. Nisi grindja (sherri). Nisi të binte shi.
7. jokal., vet. v. III Hapet me diçka, ka në hyrje; zë fill prej diku, fillon. Nis me një hyrje (me një varg). - Me se nis kënga?
✱Sin.: zë, filloj, zëroj, shpall, çoj, përcjell, stolis, dërgoj, bëj, përpiqem, vihem, matem, jap, vendos, zgriptoj, vë, çel, çohet, ngrihet, zihet, hidhem, provoj, cenoj.
♦ Si nis e gris (dikush) ashtu si e fillon keq, ashtu edhe e përfundon (jetën, një punë etj.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë