Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zëmekur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZËLARTË

ZËLÁRTË mb. 1. Që ka zë të fortë, që flet me zë të qartë e të tingëllueshëm, që gati bërtet; kund. zëfikur, zëmekur. Grua zëlartë. Ishte energjik e zëlartë. Radioja ishte aq zëlartë sa nuk durohej. Zog zëlartë që zajton. Përmes altoparlantëve zëlartë. Nga e qeshura zëlartë dallohet mendjeboshi. (fj. u.).
2. fig. është këmbëngulëse në të drejtat e saj, që nuk bën asnjë lëshim, që e mbron me pasion diçka. Si një avokate zëlartë e Shqipërisë në BE. Ishte zëlartëshprehjen e qëndrimeve.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

ZËMEKUR

ZËMÉKUR mb. 1. Me zë të mekur, që s’ka fuqi, zëfikur; kund. zëlartë. Zogj zëmekur. Nuse zëfikur.
2. fig. Që nuk e ngre zërin, që nuk kërkon me këmbëngulje diçkadrejtë; kund. zëlartë. Një intervistë zëmekur. Duken zëmekur e buzëdridhur. Popull zëmekur. Kur e kur zëmekur e kur e kur tellall.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit.

ZËSHKIMUR

ZËSHKÍMUR mb. 1. Zëfikur, zëmekur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

ZËSHTERUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.