Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FRÝRË (i, e) mb. 1. Që është mbushur brenda me shumë ajër; kund. i shfryrë. Top i fryrë. Goma të fryra.
2. I mbufatur; i ënjtur. Me ballë të fryrë. Kishte sy të fryrë.
3. bised. I ngopur mirë, i ngjeshur me të ngrëna. Ka bark të fryrë. Është i fryrë, s’ha dot më.
4. I bymyer a i mbufatur nga uji ose nga ndonjë lëng tjetër. Dërrasa të fryra. Lopë me gjinj të fryrë.
5. Që është shëndoshur shumë, i ngjallur, i majmur; që ka shumë tul, i tultë. Me llërë të fryra. Me buzë të fryra.
6. fig., keq. Që është rritur, zmadhuar e zgjeruar më shumë nga ç’duhet; që paraqitet më i madh nga ç’është në të vërtetë. Kërkesa të fryra. Shifra të fryra.
7. fig. Që është i stërholluar e i mbushur me shumë fjalë; bombastik. Stil i fryrë. Mbajti fjalim të fryrë.
8. fig. Që e kanë nxitur kundër dikujt me qëllim të keq. Njeri i fryrë. Ishte i fryrë prej të tjerëve.
9. fig., mospërf. Që mbahet me të madh, që krekoset e shet mend përpara të tjerëve. Ecte (fliste) i fryrë.
10. fig. I inatosur, i zemëruar. U ngrit i fryrë nga kritikat.
11. I yshtur, i namatisur. E dinin të fryrë vajzën.
✱Sin.: i mbushur, i mbufatur, i ënjtur, i ngopur, i bymyer, i ngjallur, i majmur, i tultë, i tulosur, i dhjamur, i ngopur, i trashur, i krekosur, i madh, pompoz, bombastik, i inatosur, i zemëruar, i yshtur, i namatisur.
♦ Me *buzë të fryra.
HUKÁT [HUKÁS] vep., ~TA, ~TÚR 1. kal. e jokal. Nxjerr hukamë; psherëtij. Hukaste nga lodhja. Hukat duart për t'i ngrohur. Hukat në pasqyrë (në xhamin e dritares).
2. kal. Nxjerr frymë për të hukatur ose për të ngrohur duart.
3. kal. I fryj diçkaje me hukamën time për ta pastruar. Hukati xhamat e syzeve.
4. vjet., kal. I fryj dikujt a diçkaje për ta yshtur; shitoj. E hukati nusja e lalës (gjarpri). E ka hukatur zana. I hukatën trimat e i bënë gurë.
5. kal. Përzë shpendët duke hukatur “hu-hu” (zakonisht për pulat). Hukati ato pula!
6. jokal. vet. v. III Lëshon një ulërimë të zgjatur, vajtuese, tipike për hutat, ujqit, qentë, dhelprat etj.
7. krahin., kal. Psherëtij.
PAKËNDÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është kënduar a që nuk këndohet. Himn i pakënduar himni i një shteti që nuk ka tekst, por vetëm muzikën.
2. Që nuk është i arsimuar; i pashkolluar; kund. i kënduar. Njeri i pakënduar.
3. fet., bestyt. Që nuk është yshtur; që nuk është kënduar nga një fetar (për një teshë të një të sëmuri); kund. i kënduar. Këmishë (kanotiere, bluzë) e pakënduar.
PËRKËNDÚAR (i, e) mb. I namatisur; i yshtur; i përkëndyer.
PËRKËNDÝER (i, e) mb. I yshtur; i namatisur. Tesha të përkëndyera.
YSHT vep., ~A, ~UR kal. 1. besëtyt. Shqiptoj fjalë a formula magjike, për ta shëruar dikë ose për ta shpëtuar nga ndonjë e keqe a rrezik; kund. çysht. Yshtnin fëmijët (të sëmurët). I yshtte magjistarja.
2. Nxit, shtyj dikë për të thënë a për të bërë verbërisht çdo gjë që i them unë; ia prish mendjen dikujt me fjalë. E kanë yshtur mirë. E yshti që ta gënjente. - Mos e ysht në rrugë të gabuar!
✱Sin.: namatis, këndoj, shtyj, nguc, nxis, cys, fryj, frymëtoj, frymëzoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë