Fjalori

Rezultate në përkufizime për “yrysh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HYXHYM

HYXHÝM,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Sulm; hov. Bëri hyxhym sulmoi. Mori hyxhym mori hov. Erdhi me hyxhym. Një hyxhym duhej. Hyxhym, të marrim kalanë!
Sin.: sulm, mësymje, yrysh, vrull, goditje, sulje, vërsulje, hov.

JUR

JUR ndajf. Me vrull, me turra, yrysh. Jur e te dera.

JURISH

JURÍSH,~I m., arb. 1. Hov, turr, yrysh. U gjuajt me jurish.
2. si ndajf. Vrullshëm, me turr, me hov, me yrysh. Kërceu jurish e matanë. E jurish ka marrë mbi urë.

SULM

SULM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Hedhje e menjëhershme dhe e shpejtë e forcave ushtarake mbi armikun për ta mundur e asgjësuar; kund. tërheqje. Sulm ballor. Bënë një sulmrrufeshëm. Filluan sulmet ajrore. Sulmi mbi kështjellë nuk pati sukses. U dha urdhri i sulmit. Kishte ardhur ora e sulmit. Filloi sulmin. U hodhëngjithësulm. I sprapsën sulmet e armikut. Bënë edhe një sulm. Në sulm! thirrje për të dalë nga llogoret e për t'u hedhur mbi armikun.
2. Goditje e papritur me forca ushtarake, agresion. Sulm i armatosur. Bënë një sulmpabesë.
3. fig. Kritika e qortimeashpra kundër dikujt a diçkaje ose veprime për të dëmtuar dikë a diçka; shpifje, trillime e të shara kundër dikujt a diçkaje. Sulmet e shfrenuara të shtypit. Sulm kundër korrupsionit. Hodhi poshtë sulmet e trillimet.
4. fig. Punë me vrullmadh, e përqendruar në një periudhëcaktuar për të arritur përfundimeshpejta e sa më të mira; veprimtari me ngulm për të arritur diçka, për të mposhtur pengesat etj. Vit sulmi. Hidhemigjithësulm. Po punojnë me sulm.
5. sport. Veprimeshpejta e të organizuara për të mposhtur kundërshtarin dhe për të arritur sukseslojë; përmb. lojtarët e vijësparëskuadrëskanë për detyrëbëjnë këto veprime. Sulmerrezikshme (të rrufeshme). Vija e sulmit. Sulmkrahun e djathtë. Organizojnë sulme pas sulmesh. Kaloi nga mbrojtjasulm.
6. Hov, vrull për t'u hedhur diku a për të kapërcyer matanë diçkaje; turr. Mori sulm. U hodh me sulm.
Sin.: mësymje, goditje, turrje, vërsulje, hyxhym, yrysh, kritikë, turr.

VRAP

VRAP,~I m. 1. Ecje me hapa shumëshpejtë dhe duke kërcyer, ecje me shpejtësimadhe në një drejtimcaktuar, rendje; aftësia që ka dikush për të vrapuar shpejt; vrapim. Vrap i shpejtë. Vrap kali. Ku shkon me kaq vrap Shkoi (erdhi, u nis, iku) me vrap. Shpejtoi (ngadalësoi) vrapin. Filloi (mori) vrapin. Ia dha (ia shkeli, ia mbathi) vrapit iku me vrap. U lëshua me vrap. Bëri një vrap. U turr me sa i arrinte vrapi.
2. Nxitim, shpejtësi; ngutje, ngut. E bëri punën me vrap. Iku me vrap se nuk priste puna iku duke nxituar, me ngut. E ke marrë me vrap këtë punë.
3. fig. Fuqi trupore e mendore që ka dikush për të bërë një punë, mundësi, aftësi. Aq e ka vrapin. Bëri sa kishte vrapin. Bëje (mate, lëshoje) vrapin sa ke hapin (fj. u.) vepro sipas mundësisë që ke.
4. përd. kallëzues. Vrapoj (kryesisht me kuptim nxitës). Gati, vrap! Vrap e në shtëpi! Vrap e vrap, sosi te burimi.
Sin.: rend, rendje, e rendur, ngarend, ngarendje, vrapim, shpejtim, fugim. turr, turravrap, ngut, galop, revan, ling, yrysh.
Aq e ka vrapin (dikush) aq fuqi fizike a mendore ka, aq mundet, aq është i aftë për diçka; aq i ha krahu (dikujt). E bën vrapin sa ka hapin (dikush) bën sipas mundësive që ka, nuk e tepron, është i matur në çdo gjë; nuk i del zot diçkaje jashtë fuqiveveta, merr përsipër e bën aq sa mundet. I ka hipur *thiutvrap (dikush). Ia dha (ia theri, i ra, ia mori) vrapit (dikush) iku me të shpejtë, vrapoi shpejt, u turr; ia mbathi me të katra; (vrapoi) sa i hanin këmbët. S’e ka vrapin *të gjatë (dikush). E ndali (e la, e mbajti) vrapin (diku) ndaloi më në fund diku, atje u ndal pas një ecjeje të gjatë e të shpejtë ose pas përpjekjeshvrullshme (për shkakdiçkajengutshme, të frikës se e ndjekin etj.); shkoi me një frymë te dikush për diçka; e mbajti frymën. Ia preu vrapin (dikujt) e bërindalet në një veprimvrullshëm, e frenoi; e përmbajti; ia preu hovin. Një vrap pele (gomari) afër; jo shumë larg.

YRYSH

YRÝSH,~I m., bised. 1. Hov, vrull, turr; vrap i shpejtë. Yryshi i erës (i lumit). Mori yrysh. I preu yryshin. Punon me yrysh. I dha një yrysh. - Ku vete me kaq yrysh?
2. Sulm. Yrysh mbi armikun! Bëri yrysh mbi dikë a mbi diçka sulmoi dikë a diçka. E thyen me yrysh armikun. E morën me yrysh kalanë.
Sin.: hov, vrull, turr, vrap, sulm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.