Fjalori

Rezultate në përkufizime për “yrnek”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJEDHE

GJÉDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Diçkamerret a mbahet si shembull për të bërë një tjetërngjashme me të; trajta e diçkajemerret si shembull për të ndërtuar a për të formuartjera si ajo; model; tip. Gjedhereja. Gjedhe fjalëformimi (gjuh.). E mori si gjedhe.
2. Mostër e një lënde, e një cohe, e një malli etj. Mori një gjedhepunishte.
Sin.: mostër, yrnek, kampion.

SHEMBULL

SHÉMBU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Qenie, send a fakt, sjellje, veprimshërben si model për t’u ndjekur ose për t’u shmangur ngatjerët, që në çdo rast nxitet për t’u admiruar ose për t’u kritikuar. Shembull i mirë (i hijshëm, i pëlqyeshëm, pozitiv). Shembull i keq (negativ, i dëmshëm). Shembulli i tij personalpunë. Jap shembullin e bëj i pari diçka. Marr (nuk marr) shembull nga dikush. Ndjek shembullin e dikujt. E bëj shembull dikë a diçka. E merr (e ka) si shembull. Shërben si shembull për vëllezërit më të vegjël.
2. Mënyrë sjelljeje, qëndrim a veprim shumë i mirë, korrekt a i përsosur, që e meritonndiqet ngatjerët; ai (ajo) që ka një sjellje a qëndrimtillë ose që kryen një veprimtillë. Veprimi i tij është shembull dhembshurie (dashamirësie, pastërtie, çiltërie, fisnikërie, zemërgjerësie). Shembull guximi (heroizmi, trimërie, qëndrese, durimi, besnikërie). Shembull frymëzues (i shkëlqyer). Është bërë shembullluftën kundër korrupsionit. Shembullmësimdhënie. E ka fëmijën shembull. E nxjerrin si shembull. Është shembull për krijuesit e tjerë. Piktura e tij është shembull i stilit klasik.
3. Një e dhënë, ngjarje a dukuri që e përmendim për të shpjeguar a për të vërtetuar një mendim, një pikëpamje, një përgjithësim etj. Shembull i rrallë (i jashtëzakonshëm, i pazakontë, i padëgjuar, i veçantë). Shembull i përshtatshëm (i papërshtatshëm). Shembull i zakonshëm (i njohur, i rëndomtë, i shpeshtë, bajat). Shembujshumtë (të paktë). Shembuj nga jeta reale. Shembuj nga e sotmja (nga e kaluara, nga e djeshmja, nga e shkuara, nga historia). Kërkoj (gjej) një shembull. E provoj (e sqaroj, e shpjegoj, e vërtetoj) diçka me shembuj. Manuali ishte plot shembuj. Për shembull (shkurt. p.sh.) bie fjala, fjala vjen (përdoret pasi kemi shprehur një mendim, të cilin duam ta sqarojmëmirë a ta vërtetojmë).
4. Fjalë, fjali etj. që shërben për të sqaruarmirë një rregull gramatikor ose për të treguar kuptimin e një fjale a përdorimin e saj. Shembull i qëlluar (i goditur, i qartë, i thjeshtë, i bukur, i zgjedhur me kujdes, i mirë, i papërshtatshëm, i pavlefshëm, i pavend). Shembujvjetruar. Gjej (jap) shembuj. Pajis (plotësoj) me shembuj.
5. Diçka a dikushështë i vetmillojin e vet, pa shembujtjerë. S’ka shembullhistori. Është pa shembull. Është i vetmi shembullnjihet nga e kaluara. Nuk ka shembull tjetërbotë.
6. Një person, i cili, për shkakndonjë cilësie ose veprimiveçantë, mundmerret ose jo si model. Ajo ishte kthyershembull kursimi. Shembull durimi. Djali është shembull mbijetese.
7. Ndëshkim a dënim që i bëhet dikujt si paralajmërim për të tjerët. E bënë shembull për të tjerët. Drejtori vendosi ta bëjë shembull atë veprim. Nëna e përdori si shembull ndëshkimin e djalitmadh.
Sin.: model, gjedhe, ekzemplar, kallëp, formë, kopje, yrnek, shëmbëllesë, shëmbëlltyrë, skemë.

YRNEK

YRNÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Gjedhe, model, mostër; shembull për dikë a për diçka. Yrnek i rrallë. Yrneku i rrobave. E preu sipas një yrneku. E mori yrnek. Sa për yrnek. Një yrnek janë (mospërf., keq.) janë njësoj, nuk kanë ndryshim njëri nga tjetri.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.