Fjalori

Rezultate në përkufizime për “yndyros”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AJKOS

AJKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. I hedh ajkë, ajkoj. Ajkos qumështorin.
2. fig., bised. E bëj më të këndshëm, e ëmbëlsoj, e lezetoj. E ajkosën muhabetin.
3. Ndyj diçka me ajkë, me lyrë, me yndyrë. Ajkos enët. Ajkos rrobat. Ajkos flokët.
Sin.: lyros, yndyros, fëlliq, ndot, ndyj, zhyt, zhulos, përlyej.

LYROS
YNDYROHET

YNDYR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e YNDYRÓJ.
Sin.: yndyrëzoj, yndyros, mëlmej, bulmoj, lyr, lyrësoj, lyros, mëlkoj.

YNDYROJ

YNDYR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I hedh yndyrë; e bëjyndyrshme; yndyrëzoj, yndyros. Yndyroj gjellën.
2. Dhjamos, dhjamoj.

YNDYROS

YNDYRÓS vep., ~A, ~UR kal. Yndyroj. Yndyros byrekun.

YNDYROSEM

YNDYRÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lyrosem. U yndyros duke ushqyer fëmijën.
2. pës. e YNDYRÓS.

ÇYNDYROS

ÇYNDYRÓS vep., ~A, ~UR kal. Heq yndyrën nga një lëndë ose diku; kund. yndyros. Çyndyros qumështin. Çyndyrosi rrugën ku ndodhi aksidenti.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.