Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRL/ÝEJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. E bëj me lyrë, e lyros. E përleu me yndyrë. E përleu mbulesën.
2. E bëj me njolla, e ndot gjithandej, e fëlliq diçka që ishte e pastër. E përlyen me baltë (me plastelinë). Përleu dorën (këmbën) me gjak.
3. E ndyj diçka me lëndë të dëmshme a helmuese; e mbush me mikrobe që shkaktojnë sëmundje, e ndot; e turbulloj. E përleu ujin (mishin). Përleu mjedisin. E përleu me mikrobe.
4. fig. Bëj që dikush të humbasë emrin e mirë, e njollos dikë, i vë njollë. I përlyen emrin. Nuk e përlyejmë traditën familjare Nuk e përlyejnë dot luftën e bërë për bashkim kombëtar.
5. fig. E prish, e bëj që të humbasë pastërtinë morale. E përleu veten e uli kokën njerëzve të tij.
✱Sin.: lyros, përlyr, pëlyr, ndot, ndyj, yndyroj, yndyros, fëlliq, njollos, lyej, zhyej, përdhos, zhgërryej, laturis, llackos, bëj, turbulloj, turpëroj.
YNDYRËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Yndyroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë