Fjalori

Rezultate në përkufizime për “yçkël”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CEN

CEN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. E metë trupore e njeriut; gjymtimmbetet nga një sëmundje, nga një fatkeqësi etj. Njeri me cen. Mbeti me cen. E bëri me cen.
2. E metë, mungesë. Punë pa cen. I gjej cenet.
3. fig. Zakon i keq i dikujt; e metë a njollë morale. Njeri me cene e me huge. Djalë pa cene. U me cen. Ka cenekëqija. Zuri një cen. I zhduku cenet. I fsheh (i mbulon) cenet.
Sin.: gjymtim, noksan, mardha, defekt, mangësi, mungesë, e metë, ves, huq, yçkël, xanxë, lyth, zhibël, cimbël, sakatllëk.

GJEJ

GJE/J vep., ~TA, ~TUR kal. 1. E zbuloj atë që ka humbur a që është zhdukur, që është fshehur a që është mbuluar; kund. humb, humbas. E gjeti librin. E gjeti poshtë krevatit. E kërkova, po s'e gjeta. Gjej rrugën nëpër errësirë.
2. E ndesh rastësisht dikë a diçka; hasdiçka zakonishtpapritur; shtiedorë rastësisht; vë re atë që po e kërkoja. Gjeti një kuletë. Gjej emrinlistë. Nuk i kam gjeturrrugë i kam siguruar me punë e me mundim. Gjeta përkrahje. Gjen gabimet e shtypit. Nuk gjej fjalë ta shpreh.
3. Arrijkem atë që më duhet a që më duket më i përshtatshëm. Gjeta punë. Kanë gjetur shoku-shokun. Gjeti një gruamirë. Gjeti ngjyrën që i pëlqen. Gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi! (fj. u.) Kush kërkon, gjen (fj. u.).
4. Arrijshfrytëzoj një pjesëkohës a të mundësivekam për të bërë diçka tjetër. Nuk gjeti kohën e duhur. S'gjen dot një minutë edhe për këtë? E gjeti rastin.
5. Përcaktoj diçka, zgjidh ose i bie në të pasi e mendoj. Gjej zgjidhjen (përfundimin). Gjej pjesët e një fjale. Gjej rrënjën katrore të një numri. Gjej një gjëegjëzë. Gjeje sa janë (sa bëjnë)! Gjeje kush ma ka thënë!
6. E zbuloj diçka pas kërkimesh e studimesh të veçanta; bëj një zbulim; shpik; zbuloj mënyrën a mjetin për të bërë diçka (edhenjësi frazeologjike). Gjetën naftë (mineral). Gjej një gjëegjëzë. Ia gjeti anën (shtegun) (fig.). Gjejvërtetën. Ia gjeti ilaçin (fig.) Ia gjeti verigën (rrëfanën) (diçkaje). Ia gjeti vidhat (telat) (dikujt).
7. E zë diku ose e takoj në një gjendjecaktuar; e kap diku; e kap. E gjeta shëndoshë e mirështëpi. E gjetigjumë (edhe fig.). I gjeti librat rrëmujë. Mirë ju gjetsha! përshëndetje kur largohemi nga një vend, në të cilin do të kthehemi përsëri. Mirë se ju gjejmë! përshëndetje kur vijmë a hyjmë diku.
8.vjen a më ndodh një e keqe, pësoj (edhenjësi frazeologjike). E gjeti belaja. Gjeta belanë (me dikë a me diçka). Ç’e gjetishkretin! I gjeti mushka drutë (fig.). E gjeti si breshka te nallbani.
9. Vlerësoj, e quaj. E gjetënarsyeshme. E gjetiudhës (iron.) nuk qëlloi në atë që duhet, që është më i përshtatshëm ose më i mirë. Gjete çfarë të na thuash! Gjete kujt t’ia japësh!
10. E kam si veti a si aftësi dhe e shfaq kur duhet. Gjen guxim. Ku e gjen ai këtëdrejtë?!
11. E kërkoj si përligjje për diçkapadrejtë a të parregullt; kërkoj a pres rastin për t’i bërë dikujt një të keqe a për t’i zbuluar anën e dobët. Gjen shkak. I gjeti pikën e dobët.
12. Ndiej, përjetoj diçka; bie në një gjendjecaktuar; dëshiroj shumë; më pëlqen. Gjej kënaqësi. Ku ta gjejvij edhe unë.
13. I shkoj pas mendjes a pas shijes dikujt; merrem vesh me dikë (edhenjësi frazeologjike). E gjeti fjalën (me dikë). Ia gjeti zemrën. I kanë gjetur telat bashkë. Kanë gjetur gjuhëpërbashkët. Gjeti mendja mendjen. Ka gjetur rasa vegshin (keq.). Ka gjetur tenxherja kapakun (keq.). Gjejmë një emëruespërbashkët i sheshojmë, i rrafshojmë gjërat; biem në një mendim. Ia gjej fillin diçkaje ia gjej shkakun, burimin diçkaje.
13. etnogr. I drejtohem dikujt për të ngritur një dolli, duke thënë një urim.kam gjetur me dy shëndete! Ti që më ke gjetur mua, të gjettë e mira!
14. vet. v. III Përdoret me emra prejfoljorë dhebashku shprehin kuptimin e një veprimi. Gjen zbatim zbatohet. Gjen shpëtim shpëton. Gjen përhapje përhapet. Gjen përkrahje përkrahet. Gjen vdekjen vdes. Gjen mishërim mishërohet. Gjen strehim strehohet. Gjen pëlqim pëlqehet.
Sin.: zbuloj, ndesh, has, pikas, siguroj, rregulloj, përcaktoj, sajoj, zë, shoh, quaj, kam, nxjerr, pres.
Si bëri* e gjeti (dikush). Ka gjetur Amerikën (dikush) iron. ka rënë në një gjendje shumëmirë ekonomike, ështëbollëk e s’ka më halle. Ia gjej *anën (diçkaje). S’ia gjej (dot) *anën (diçkaje). Ia gjeti barin (ilaçin) (diçkaje). Gjeta *belanë. gjeti (më polli, më ndezi) *belaja (me dikë). Gjen pa bën (dikush) keq. shih gjen shesh e bën përshesh (dikush). Ia gjej burgjitë (*vidhat). Ia gjej *burmat (dikujt). Ia gjeti *cekën (dikujt). Ia gjeti *çaren (diçkaje) vjet. Gjej një *të çarë. Ia gjeta *çelën (diçkaje). Ia gjej çelësin (dikujt a diçkaje). Ia gjeti *damarin (dikujt). Gjeti *dengu dengun keq. Gjej *derman. Ia gjeti *ditën (dikujt). S’e gjen në të gjithë *dheun (dikë a diçka). Ia gjej *fillin (diçkaje). S’ia gjej (dot) *fillin (diçkaje). E gjej *fjalën (me dikë). Gjen (bën, ngre, zë) *fole (diçka). I gjej (i nxjerr) *fundin (diçkaje). E gjeti *gremçin (për diçka). I gjej *gjurmët (dikujt a diçkaje). Gjeti *hazinenë (dikush). Ia gjeti ilaçin (*barin) (diçkaje). Nuk gjen as për *ilaç (diçka). Gjeti (zuri) *karar (dikush a diçka). S’i gjehet *karari (dikujt a diçkaje). Nuk ia gjen (dot) *këmbët (dikujt). Ç’*kërkoi e gjeti (dikush). Ia gjeti *kleçkën (dikujt). Ia gjeti *melhemin (diçkaje) vjet. E gjen *mendjen (dikush). Gjeti *mendja mendjen. Ma gjeti *midenë (dikush a diçka). gjettë *e mira! ur. E gjetsh nga mos e pandehsh! mallk. e pësofsh keq dhe nga nuk e pret!, të gjettë e keqja pa e ditur e papritur! I gjetën *pipëzat (pipat) (njëri me tjetrin). E gjej me *qiri (dikë a diçka). Ka gjetur ndonjë *qyp (dikush) tall. Ia gjej *rrëfanën (diçkaje). I gjej *rrënjët (diçkaje). E gjen *rrugën (udhën) (dikush). Si e gjete *rrugën? shaka. Gjeti *sebep (dikush) keq. Gjen *strehë (dikush a diçka). Ia gjeti *shtegun (dikujt a diçkaje). Ia gjen *shtegun (diçkaje). M’i gjeti (m’i preku) *telat (dikush). I gjetën *telat (me njëri-tjetrin). E gjej (e shoh, e quaj) *të udhës (diçka). Gjeti *ustanë (dikush). Ia gjeti *vaun (dikujt). Ia gjej *veglën (diçkaje a dikujt). Ia gjej *vjegën (verigën) (diçkaje). Gjen *vend. E gjeti *vendin (dikush) mospërf. Ia gjeti *vendin (diçkaje). E gjej me *vend (diçka). Gjen *verigë (për diçka). Ia gjeti verigën (*vjegën). E gjej *veten Ia gjej *vidhat (burgjitë) (dikujt a diçkaje). I gjeti një *yçkël (dikujt). Ma gjeti *zemrën (dikuh). E gjeti *zotin (puna).

HOLLËSIRË

HOLLËSÍR/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë shumë e vogël dhe e imët e diçkaje; gjë shumë e vogël dhe e imëtdallohet me vështirësi, imtësi. Hollësirat e një sahati. Mekanizëm (aparat) me shumë hollësira.
2. fig. Pjesë a gjë e hollësishme e diçkaje; e dhënë a rrethanë e hollësishme për një ngjarje a për diçka tjetër. Hollësirat e jetës. Pa hyrëhollësira. Hollësirat do të jepen (do të njoftohen) më vonë.
Sin.: imti, imtësi, hollësi, yçkël.

KLEÇKË

KLÉÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Degëz a copë e vogël druri, zakonisht e thatë, që përdoret për të bërë zjarr me flakë; fije e hollë druri; ashkël. Kleçka për të ndezur zjarrin. Kleçkë dhëmbësh fije e hollë druri për të pastruar dhëmbët. Mbledh (djeg, heq) kleçkat.
2. edhe si mb., mospërf. Kunj i vogël dhe i dobët, i ngjashëm me një fijehollë druri. Kleçka e zgjedhës (e kularit). Dru kleçka shkarpa. Kishte dy këmbë kleçka.
3. edhe fig., mospërf. E metë, cen a diçkasjell pasoja jo të mira dhe zakonisht mbahet e fshehtë ose e panjohur për të tjerë; yçkël. Aty fshihet kleçka. E ka një kleçkë kjo punë.
4. fig., keq. Çështje e vogël; argument i kërkuar e jo bindës; pengesë a ngatërresë pa shumë rëndësi. Është vetëm një kleçkë (pa rëndësi).
Sin.: ashkël, cifël, kunj, yçkël, ngatërresë.
Ia gjeti kleçkën (dikujt) shih i nxori një kleçkë (dikujt). Kleçkë për të kruar dhëmbët keq. njeri pa dinjitet, dikush që e përdorintjerët për ta tallur a për ta vënëlojë. I nxori një kleçkë (dikujt) i zbuloi një të keqe a i sajoi një të metë ose diçkadyshimtëjetën e tij; i i krijoi një pengesë a një ngatërresë për diçka, që të mos veprojë dot.

KOKËL

KÓK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Topth prej dheu a prej balte, prej brumingjeshur etj. Kokla brumi.
2. Bërthama ose frytitrajtë kokrre i disa pemëve, perimeve etj.; kokërr.
3. Nyjë e lidhur dhe e shtrënguar fort; komb. Fije (litar) me kokla. U me kokla.
4. fig. Ngatërresë mjaft e madhe, saqë është e vështirë për t’u zgjidhur; punë e koklavitur; yçkël. Kokël e pazgjidhshme. Na nxori kokla.
5. si ndajf. Si një kokërr e fortë; si nyjë. U (u lidh) kokël.
6. si mb. është i ngjashëm me një topth, me bërthamën e disa frutave etj. U kokël.
Sin.: kokërr, komb, nyjë, yçkël.

METË

MÉT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Pjesa që i mungon diçkaje për të qenësasinë a në cilësinë e duhur, cen; diçka që i mungon një vepre, një pune etj. për të qenë e plotë a e përkryer, mungesë. Kjo është një e metë e programit kompjuterik. Shpeshpunën tonë ndeshim vështirësi teknike dhe këto e kanë fajin për të metatvërehen. Tokat e kishin një të metë, në to nuk kalonte uji. Eseja kishte disameta.
2. Cen në trup ose në mendje, gjymtim trupor a mendor. meta trupore (fizike). Me të meta mendore.
3. Diçka e keqe që ka njeriukarakter e në sjellje, ves, huq; dobësi, gabim. Ngathtësia është një e metë e saj. Nuk ka njeri pa të meta. Mikja ime, tek ti nuk ka asnjëmetë. Mos ai kërkonfshehë ndonjë cen apo të metë? Ia falimetat.
4. Ajo që nuk është plotësishtrregull nga ana mendore, ajo që ka një cen nga ana fizike ose mendore; budallaqe. Me atë të metën merresh ti?
Sin.: mangësi, cen, gjymti, gjymtim, gërdhitë, kusur, minus, noksan, zhibël, yçkël, xanxë, gand, defekt, plasë, ogi, budallaqe.

NGARDHE

NGÁRDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Ngatërresëpengonbëhet një punë, yçkël. Kjo punë është me ngardhe. Mos na qit ngardhepunë.
2. Diçka që e turpëron a e nxin njeriun, njollë. I vuri vetes një ngardhe. I qiti një ngardhe djalit.
Sin.: ngatërresë, yçkël, telash, njollë, turp.

YÇKËL

ÝÇK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Shkak i sajuar, arsye e rremeparaqitet për t'iu shmangur një pune ose për ta penguar atë; pengesë, ngatërresë. Yçkla pas yçklash. Nxjerr (gjen) yçkla. Kërkon një yçkël. Dolën ca yçkla. E përdori si yçkël. Duhet gjetur yçkla. Ka një yçkëlkëtë mes. Procesi i firmosjes së kontratës ka qenë i gjatë, i vështirë, me shumë yçkla nga ana tekniko-ligjore.
2. E metë a dobësi që e ka dikush ose që i vishet dikujt; cen. Ka një yçkël ai. I ngjiti (i vuri) një yçkël.
3. zakon. sh., bised. Hollësitë a imtësitë e diçkaje; të fshehtat ose pikat e ndërlikuaradiçkaje. Yçklat e zanatit. Yçklat e prodhimit. Yçklat e pushkës. Ia njoh yçklat.
Sin.: pengesë, ngatërresë, mbërtheckë, kokël, ngardhe, kokëçarje, cen, e metë, hollësi, imtësi.
I gjeti një yçkël (dikujt) e pengoi për të bërë diçka duke i sajuar një të metë, një pengesë etj. Nxjerr yçkla (dikush) paraqit shkaqe a arsyerreme për t’iu shmangur një pune ose për ta penguar atë, sajon ngatërresa a pengesakota; nxjerr bishta.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.