Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
XHÚFK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tufë fijesh a thekësh, që vihet në feste, te perdet, anës një mbulese etj. si zbukurim. Xhufkë e madhe (e vogël). Xhufkat e perdeve. Xhufka e festes. Opinga me xhufka. I qep xhufka.
2. Tufë lulesh të mbledhura grumbull si kurorë a si vile në majën e një bime. Xhufka e misrit lulja e misrit. Xhufka e fshesës. Nxjerr xhufkë. U presin xhufkat.
3. Tufë fijesh a sendesh të lidhura së bashku. Xhufkë flokësh. Xhufkë gjethesh (kallinjsh). Xhufka bari. Xhufka e rrënjës.
4. bot. Bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve, me gjethe të gjata e të ashpra që dalin tufë nga rrënjët dhe me lule të imëta ngjyrëmanushaqe mbi një kërcell të hollë.
5. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje bimësh: Xhufka e mëndafshtë (lat. Garrya elliptica) xhufkë me gjethe të valëzuara e me gjelbërim të përhershëm. Xhufka e përdredhur (lat. Ruppia cirrhosa) xhufkë ujore, me degëzime të lira e me gjethe të alternuara.
✱Sin.: bufkë, tufë, tufëz, pupë, pupëz, faroke, gufkë, kaçurrel, tutël, tumbë, kaçup, perçe, xhuvetë, ngallë, ngallicë, brogsë, kreshtë, lesë, tujë, tugë.
♦ E kam xhufkë mbi qeleshe (dikë) shih e kam (e mbaj) mbi kokë (në krye) e sipër (dikë). *Zero me xhufkë (me bisht) shpërf.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë