Fjalori

Rezultate në përkufizime për “xhixhë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ASPËR

ÁSP/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. vjet. Monedhë e argjendtë me vlerëvogël, që përdorej në Shqipëri para ShpalljesPavarësisë. Për një aspër shumë lirë.
2. Thërrmijëz shkëlqyese. Aspra shkëlqyese. Ishte si aspra.
U shit për tridhjetë aspra (dikush) tradhtoi e u hodhanën kundërshtare për një shpërblim farevogël.
Sin.: shkëndijë, shkëndijëz, xixë, xhixhë, xhiçkë.

LLAMBRO

LLÁMBRO,~JA f. sh. ~, ~T krahin. 1. Xixëllonjë.
2. Temin, xhixhë, xhingël.

SHEJMIRË

SHEJMÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Lampyridae) Insekt i cili gjatë natës prodhon dritë nga bishti; xixëllonjë, gacëllimë. Kanë dalë shejmirat. Vrapoi pas shejmirave. - Mos i prekni me dorë shejmirat!
2. zool. (lat. Gryllus domesticus, Acheta domesticus) Insekt me ngjyrë kafeerrët, që lëshon zë si gjinkalla, bulkth, grilli. Këngë shejmire. Zhaurima e shejmirave. Tingujt e shejmirës.
2. zool. (lat. Gryllus gryllotalpa, Gryllotalpa gryllotalpa) Insekt i ngjashëm me bulkthin, deri 5 cm i gjatë, me brirthëtrashë dhe thonjfuqishëm, i cili bën kanale nën tokë dhe ushqehet me rrënjët e bimëve dhe krimba; arrç, dosë.
Sin.: bukare, gacëllimë, gacullinë, gacëxixë, gjylbabë, mizëllimë, shkëndijë, vezullonjë, vezullore, vezullimë, xhixhë, xhixhëll, xixëllimë, xixëllonjë, bulkth, bujk, grill, arrç, baldosa, dosë.

TEMIN

TEMÍN,~I m. sh. ~A, ~AT Leskër e vogël metali, e hollë, në ngjyrë ari, me vrimë në mes, që shërben si mjet zbukurimi për gjërat e qëndisura; xhixhë. Fustan (shami, jelek, lahur) me temina. Kuti me temina. E stolisur me temina.
Sin.: leskër, laxhyher, llambro, xixinë, xhixhë.

XIXINË

XIXÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Xhixhë1. Xixina ari. Qëndis me xixina.
Sin.: xhixhë, temin.

ZHIZHË

ZHÍZH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Temin; xhixhë. Shami me zhizha. E stolisur me zhizha. E kishte ballin plot zhizha.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.