Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RROTULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj të lëvizë rreth vetes ose rreth një pike tjetër, e sjell rrotull. Rrotulloj shishen. Rrotulloj mishin në hell. Rrotulloj gurët teposhtë.
2. kal. E kthej nga ana tjetër duke e lëvizur rreth vetes; e kthej sa nga një anë në tjetrën. Rrotulloj dorezën. Rrotulloi trupin dhe kokën nga e majta. Rrotulloj tokën përmbys tokën duke e punuar.
3. kal. Mbështjell si rrotull; kund. çrrotulloj. Rrotulluan letrën. Rrotulloj litarin (telin).
4. kal. Kaloj rrotull një vendi, i bie rrotull; qarkoj. Rrotulluan malin.
5. fig., kal. E sjell vërdallë dikë, e mbaj me fjalë ose e dërgoj sa në një vend në tjetrin pa ia mbaruar një punë a pa ia zgjidhur një çështje. E rrotulloi gjithë klasën kot.
6. jokal., vet. v. III Ndryshon gjendja për më mirë a më keq; kthen. Rrotulloi i sëmuri. Rrotulloi koha (moti).
✱Sin.: vërtit, sjell, rrëkëllej, përkthej, xhiroj, qerthulloj, rrumbulloj, sorollat, end, kthen.
XHIRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur xhiroj a kur xhirohet diçka. Xhirimi i pllakës (i gomave).
2. Qarkullimi i të hollave, i kapitalit etj. Xhirimi i kapitalit (i fondeve, i mallrave). Xhirimi në llogari. Shpejtësia e xhirimit.
3. Xhiro e rrotave të makinës etj. Gara e xhirimeve..
4. Filmim. Xhirimi i filmit. Xhirime në natyrë (në studio). Mbarimi i xhirimeve.
✱Sin.: rrotullim, qarkullim, filmim, sorollatje, vërdallisje.
XHIR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Rrotulloj gomat e makinës, të motorit etj. Xhiroj rrotën.
2. jokal., v. III Rrotullohet. Xhiron rrota. Xhiron në vend. Xhiron me shpejtësi. Xhirojnë gomat e autobusit.
3. kal., fin. Bëj veprimet me dokumente për t’i kaluar shumat e të hollave nëpërmjet bankës ndërmjet sipërmarrjeve të ndryshme; qarkulloj. Xhiroj një çek.
4. kal. Marr në film, filmoj. Xhiruan një film (një dokumentar, një teledramë).
5. fig. E sjell vërdallë dikë, duke bërë sikur e ndihmoj për diçka, por nuk i mbaroj punë; e sorollat. Ka dy muaj që më xhiron. Më xhiron gjithë kohën.
✱Sin.: rrotulloj, qarkulloj, filmoj, shëtis, sorollat, vërdallis.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë