Fjalori

Rezultate në përkufizime për “xhezve”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BISHTARAK

BISHTARÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rrip i ngushtë tokeskaj të një are a të një livadhi, që zgjatet si bisht në një anë; bishtare, bishtavel. I punoi me bel edhe bishtarakët e arës.
2. Pjesë e diçkajezgjatet a varet si bisht.
3. Doraku i parmendës, dorezë. Bishtaraku i parmendës.
4. Lloj fiku me bishtgjatë, bishtës.
5. Xhezve. Bishtarak kafeje.
6. krahin. Zog bishtgjatë.

BISHTARAKE
BISHTILE

BISHTÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Xhezve, bishtore.

BISHTORE

BISHTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë me bishtgjatë; lugë e madhe me bishtgjatë për të ndarë gjellën, bishtoke, qepshe, garuzhdë; xhezve. Bishtore gjelle. Ia mbushi bishtoren plot. Vëre bishtoren në zjarr.
2. Copë trualli si bishtskajarës, bishtarak. I mbolli bishtoret me parmendë.
3. Nënbishte, barkonjë. I vuri bishtoren.

BISHTËL

BÍSHT/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Pjesa e bimësbashkon gjethen, lulen e frytin me degën.
2. bot. Dardhë me bishtgjatë, bishtje.
3. Xhezve me bishtgjatë. Bishtël dyshe.

BISHTËZ
CEKE

CÉK/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Enë e cekët; xhezve e vogël sa një filxhan kafeje.

KOKME

KÓKM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë e vogël prej baltepjekur me një vjegë, që shërben për të pirë ujë ose lëngje.
2. Sasia e lëngut sa nxë kjo enë. Pi një kokme qumësht.
3. Kuti për të mbajtur kafe pluhur, sheqer etj. Mbush kokmen me kafe.
Sin.: sapllak, xhezve.

NJËARE
NJËSH

NJË́SH,~E mb. merr vetëm një njësi, që nxë një njësi (zakonisht për enët); që është për një njeri. Xhezve njëshe. Barkë njëshe. Dhomë njëshe. Shtrat njësh. Fill njësh. Bllok njësh. Këngë njëshe këngë në një zë. Gur njësh (ndërt.) gur për qoshe muri.
Sin.: njëjar, njëfish, tek.

SAFË

SÁF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Enë teneqeje a metali si gotë e madhe e me vegjë, e cila përdoret për të marrë ujë ose për të pirë. E mbushi plot safën. Piu një safë ujë. E mori qumështin me safë. I ruante safat e vjetra si relikte.
Sin.: sapllak, xhezve, kokme, kënaçe, kallaje.

TEK

TÉK,~E mb. 1.është vetëm për një njeri a për një send; që përbëhet nga një pjesë a nga një njësi e veçantë, që përmban a që nxë vetëm një pjesë, një njësi etj.; që është një i vetëm. Krevat tek. Dhomë teke. Xhezve teke. Valle teke. Kobure teke kobure me një fishek. Këpucë teke. Raki teke raki në një masëcaktuar.
2. mat. Që nuk plotpjesëtohet me dy; kund. çift. Faqe teke. Numër tek (1, 3, 5,7, 9, 11...).
3. shënohet me numrin një ose me një numër tjetër jo çift; kund. çift. Radhët (dhomat) teke radhët (dhomat) me numër tek.

TRESH

TRÉSH,~E mb. 1.përbëhet nga tre njerëz, nga tri qenie, nga tri ndarje (degë, pjesë) etj. Celulë treshe. Prizë treshe. Strofë treshe (let.) strofë me tri vargje. Rrap tresh rrap që ka tre çataj.
2.nxë tri njësicaktuara. Xhezve treshe xhezve për tre filxhanë kafe.

TRESHE

TRÉSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Grup i përbërë nga tre njerëz, nga tri qenie, nga tri sende etj. Treshja e parë (e dytë e tretë). Treshja kryesore. Janë një treshe e famshme. Treshja e qendrës (sport.) Treshja mbrojtëse (sulmuese) (sport.). Treshe aeroplanësh. Treshe e pandarë. Grupi përbëhej nga një treshe muzikantësh. Treshja e humoristëve.
2. Xhezvenxë tre filxhanë kafe. Vuri treshen në zjarr.
3. folk. Valle burrash, e cila luhet duke lëvizur tre hapa djathtas dhe tre hapatjerë më të vegjël (pothuajsevend) djathtas-majtas. Vallëzuan treshen. Ia morën një tresheje.

TRISHKË

TRÍSHK/Ë,~A f. 1. Ëmbëlsirë me gjalpë dhe me sherbet e gatuar me tri masa miell, tri masa sheqer e tri vezë. Gatoi trishkë. I pëlqen trishka.
2. Xhezve për tre filxhanë kafe.

XHEZVE

XHÉZV/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë e vogël prej metali, me bishtgjatë e zakonisht me grykëngushtuar, që përdoret për të bërë kafe, për të zier qumësht a vezë etj. Xhezve e madhe (e vogël). Xhezve njëshe (dyshe). Xhezve elektrike. Xhezve bakri (alumini). Bishti i xhezves. Vë xhezven në zjarr. Ziejxhezve.

2. krahin. Gryka e kacekut nga del ajri për t’i fryrë zjarrit.

Sin.: bishtarake, bishtore, ceke, kokme.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.