Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GREP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Copëz teli e kthyer si grremç, që lidhet me një fill dhe përdoret për të zënë peshk. Peshkoj me grep.
2. bised. Çengel, kanxhë. Grepi i kandarit. Grepi i mishit. U bë (si) grep (fig.) u dobësua shumë.
3. Shtizë e hollë me majë të kthyer për të thurur dantella etj.
4. fig., keq. Vjedhës xhepash; zhvatës.
✱Sin.: bizë, cimb, cimbil, shtizë, çengel, kanxhë, karficë, reze, bisk, lastar, vjedhës, zhvatës, rrodhe, koprrac, zhuzhingë.
♦ U bë grep (dikush). 1. shih u bë kockë e lëkurë (dikush). 2. shih e bëri dorën grusht (dikush). M’u bë grep (dikush) shih m’u bë rrodhe (dikush). Ra në grep (dikush) u mashtrua nga ato që tha a që i kërkoi dikush, u gënjye prej tij dhe e pësoi; ra në kurth; ra në grackë. I hedh grepin (grepat) (dikujt a diçkaje) ia vë syrin mirë dikujt dhe përpiqet ta shjerë në dorë; e miklon për ta bërë për vete; ia vë syrin diçkaje dhe përpiqet të nxjerrë përfitime prej saj; i hedh karremin; i hedh çengelin; hedh skortin të zërë troftën (dikush). Jam (rri) në (ndër) grepa kam një hall të madh që më mundon vazhdimisht e që nuk më lë të qetë; nuk jam i qetë e nuk rri dot në një vend; rri (si) mbi gjemba; rri (si) mbi gozhdë. Nuk i kap grepi (dikujt) është jashtë mundësive e forcave të tij diçka, nuk ka mundësi të bëjë një punë, një detyrë etj., nuk ka sukses; nuk arrin dot atë që do a që kërkon. Iu këput grepi (dikujt) nuk i eci puna mbarë, i ngeci puna, nuk ia arriti qëllimit; nuk pati sukses, i vajti kot mundimi, dështoi; nuk i doli diçka ashtu siç e mendonte a e dëshironte; nuk iu plotësuan shpresat; iu këput balçi i torbës; iu thye çerepi; ashtu i vajti filli; nuk i ndezi masati. Ia nxjerr me grep (me grepa) (dikujt) ia nxjerr me shumë vështirësi fjalën ose diçka tjetër, ngaqë nuk dëshiron ta thotë ose ngaqë nuk do që ta japë, ia nxjerr me zor; ia nxjerr me darë.
HAJDÚT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vjedhës; kusar. Hajdut i regjur. Hajdut xhepash (shtëpish). Hajdut me çizme. Hajdut me katër duar (me gjashtë gishta) hajdut i shkathët. Hajdut me doreza (me dorashka) hajdut që vepron me shumë kujdes; hajdut me përvojë. Fole (çerdhe, strehë) hajdutësh.
2. vjet. Kaçak; cub. Hajdut malesh.
✱Sin.: kusar, vjedhës, cub, kaçak, hajn.
♦ Gjeti hajduti *thesin keq
NÝJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. min. Përqendrim i një sasie minerali në trajtë thjerrëzash të mëdha a xhepash brenda një shkëmbi me përbërje të ndryshme. Nyjëz elipsoidale. Nyjëz në trajtë vileje.
2. anat. Nyjë e vogël, afërsisht sa kokrra e bizeles.
3. bot. Një lloj fryrje në formë gunge në rrënjë e bimëve bathore ose bishtajore, ku grumbullohen baktere azotfiksuese, që shndërrojnë azotin e ajrit në përbërje ose në lëndë azotike.
STRUJÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që vjedh gjëra të vogla. Strujaku i lagjes. Nuk e kishin gjetur strujakun. Strujakët kishin hyrë në një dyqan.
2. përb., vjet. Ai që vidhte ndonjë bagëti a diçka tjetër brenda fshatit të vet. Strujaku i fshatit. E dinin kush ishte strujaku. E kishin kapur strujakun.
✱Sin.: vjedhës, kusar, xhepash, brac.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë