Fjalori

Rezultate në përkufizime për “xhelozi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARMIQËSIM
MËSYSH

MËSÝSH vep., ~A, ~UR kal. E vështroj me admirimtepruar a me xhelozi dhe kështu e bëjsëmuret a t’i ndodhë diçka e keqe, e marr mësysh; kund. çmësysh. E mësyshi fëmijën (lopën).

NATË

NÁT/Ë,~A f. sh. NET, NÉTËT 1. Koha që kur erret deriagim, në pjesën e Tokës që, gjatë rrotullimit të saj, nuk ndriçohet nga Dielli; errësira gjatë kësaj kohe; kund. ditë. Natë e gjatë (e shkurtër). Natë e errët. Netët e bardha (polare). Natë dimri (vjeshte). Natë pa hënë. Nata e Vitit të Ri. Natën e asaj dite. Errësira e natës. Mesi i natës. Një ditë e një natë. Gjatë natës. Për natë. Çdo natë. Gjithë (tërë) natën e natës. Nata me natë. Natë për natë. Net me radhë. Që me natë pa u gdhirë; herëtmëngjes. Në mes (në pikë) të natës. Në orën një të natës. Me dy orë natë. U natë. Ra (erdhi) nata. U thye nata. Kaloi një natë. E gdhiu gjithë natën. E zuri nata diku. Para se të zërë nata. Natën e mirë! përshëndetje kur ndahen dy njerëzmbrëmje ose urim për të fjetur mirë. U natëfytyrë u sterrë, u nxifytyrë. Nata është me barrë. (fj. u.) nata ka të papritura, nuk dihet se ç'ndodh. Dita ka sy e nata ka veshë. (fj. u.).
2. Përdoret si pjesë e dytëdisa togje, të cilat shënojnë diçkalidhet me kohën ngangrysurit derimëngjes ose kryhetkëtë kohë a nevojitet për këtë kohë. Rojë nate. Shërbim nate. Turni i natës. Këmishë nate.
3. Përdoret si pjesë e dytë përcaktueseemërtimet e disa kafshëve ose disa bimëve. Lakuriq nate. Flutur nate. Zog nate. Lule nate.
4. bised. Përdoret kur i drejtohemi me dhembshuri një gruaje me kuptimin «e mjera, e zeza, korba».
5. etnogr. Pjesë e parë e emërtimevendryshme për festa a për ditëshënuara. Nata bojës (etnogr.) dita kur fillon dasmashtëpinë e vajzës. Nata e Buzmit (etnogr.) nata e Krishtlindjeve kur bëhet edhe riti i vënieszjarr të buzmit, si dhe kryhen një numër praktikash që synojnë sigurimin e mbarësisë dhe të pjellorisë si bekim nga festa e buzmit. Nata e çojës (etnogr.) nata e fundit e qëndrimitbarinjvebjeshkë para se të çohennesërmen herët për të udhëtuar nga bjeshkavërri ose anasjelltas; festohet me të ngrënamira, sidomos me prodhimequmështit dhe raki, duke uruar që t’u shkojë udhëtimi mbarë. Nata e kanës (nata e konaxheçit, nata e kollit) (etnogr.) nata kur e vë kanën vajza, rit që lajmëron ditën kur fillon dasmashtëpinë e vajzës. Nata e Kshtellave (etnogr.) nata e Krishtlindjeve. Nata kulaçit (etnogr.) dita (zakonisht dita e mërkurë) kur gatuhet kulaçishtëpinë e dhëndrit me rastin e fillimitdasmës. Nata e peshtelkave (etnogr.) një natë para se të marrin nusen ose para dasmës së synetisë, kur vajzat dhe nuset vishen me kostumin tradicional kombëtar; të gjitha pjesëmarrësetkëtë natë vështrojnë me xhelozi se cila nga dasmoret i ka më të bukura veshjet. Nata e qeshkekut (etnogr.) natashtëpinë e djalit kur të rinjtë e shtypin grurinnusjasjellë bereqet; zakonishtrinjtë e rrotullojnë gurin që të tregojnë se a janëpjekur për martesë. Nata pulës (etnogr.) nata para fillimitdasmës kur bëhet sofër e mirë me pulapjekura dhe luhet e vallëzohet derimëngjes. Oj nana lules, nana lules, sonte te ne nata e pulës (folk.). Nata e Kadrit [Nata e Katrave] (etnogr.) nata kur të afërmit shkojnë e bëjnë shërbime tek varret dhe falen.
Sin.: errësirë, terr, sterrë, i errët, i ngrysur, i nxirë.
E bëj natën *ditë. *Ditë e natë. Si *dita me natën. Natë e ditë shih ditë e natë. Si nata me ditën me shumë dallime njëri nga tjetri; e kundërta e njëri-tjetrit, as që mundkrahasohen; si dita me natën. E ndez *kandilin pa rënë nata (dikush)

NDEZ

NDEZ,~I m., krahin. Zili, xhelozi. E kishte ndezvëllain.

XHELOZ

XHELÓZ,~E mb. vuan nga xhelozia, që ka xhelozi për dikë a për diçka; që shpreh xhelozi. Burrë xheloz. Grua xheloze. Është (bëhet) xheloz.
Sin.: mendjezi, mendjekeq.

XHELOZ

XHELÓZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që vuan nga xhelozia, ai që ka xhelozi për dikë a për diçka; ai që shpreh xhelozi. Xheloz i sëmurë.
Sin.: mendjezi, mendjekeq.

XHELOZE

XHELÓZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo vuan nga xhelozia, ajo që ka xhelozi për dikë a për diçka; ajoshpreh xhelozi. Xheloze e frikshme.
Sin.: mendjezezë, mendjekeqe.

XHELOZI

XHELOZÍ,~A f. 1. Ndjenjë nga e cila vuan dikush, kur dyshon për dashurinë ose për besnikërinë e bashkëshortit a të njeriutdashur. Xhelozi e fortë (e madhe). Shfaqje xhelozie. Vuan nga xhelozia.
2. libr. Zell, këmbëngulje e madhe për të mbrojtur a për të ruajtur diçka; fanatizëm. E ruan me xhelozi.
Sin.: fanatizëm, zell, këmbëngulje.

XHELOZISHT

XHELOZÍSHT ndajf., libr. Me xhelozi. E shihte xhelozisht.

XHELOZOJ

XHELOZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj dikëvuajë nga xhelozia, i krijoj xhelozi për dikë a për diçka; shpreh xhelozi. E xhelozonte haptazi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.