Fjalori

Rezultate në përkufizime për “xhelat”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KASAP

KASÁP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ther bagëti për mish; therës bagëtish, profesioni i këtij njeriu. Kasap bagëtish (qengjash, kecash). Thikë kasapi. E theri kasapi.
2. Shitës mishi. Bleva mish tek kasapi.
3. fig., keq. Kirurg i paaftë. Ishte një kasap (jo doktor).
4. fig., keq. Vrasës i egër dhe i pamëshirshëm; xhelat.
Sin.: therës, mishtar, xhelat.
Shkoi (vajti) si *cjapi te kasapi (dikush).

THERËS

THÉRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ther bagëti, kasap; ai që ther berrat për dasmë a për ndonjë gostimadhe.
2. vjet. Ai që zbatonte dënimin me vdekje që i ishte dhënë dikujt, duke i prerë kokën; xhelat.

THIKAR

THIKÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Njeri mizor e gjakatar, xhelat.

VRASËS

VRÁSËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që vret një tjetër, ai që bën një a disa vrasje, njerivrasës; gjakësor. Vrasës i paguar. Vrasës me pagesë. Fytyrë prej vrasësi. Vrasësi iku në drejtimpaditur. Arma e vrasësit ishte një armë e ftohtë. E kapën (e dënuan) vrasësin). Vrasës masiv person i cili vret një numërmadh njerëzish në një incidentvetëm. Vrasës serik person i cili kryen një numërmadh të vrasjeve gjatë një periudhecaktuar kohore.
2. fig. Xhelat, njeri gjakatar, i pamëshirshëm, tiran, mizor. Me shpirt vrasësi. Ai kishte një palë sy prej vrasësi. Vrasësit e popujve. Vrasësit e të pafajshmëve.
Sin.: njerivrasës, doras, gjakës, gjakësor, gjakatar, gjakbërës, vrastar, katil, kriminel, mizor.

VUÇAR

VÚÇÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Kasap, shitës mishi; ai që edhe e therte, edhe e shiste mishindyqanin e tij. Vuçari aty e priste dhe aty e shiste mishin.
2. fig. Njeri i pamëshirshëm, xhelat, mizor. S’ ka mëshirë vuçari. Vuçari është më i egër se kasapi.
Sin.: kasap, xhelat, mizor.

XHELAT

XHELÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që u pret kokën njerëzvedënuar me vdekje ose që i var ata në litar; ai që zbaton dënimet trupore. Sëpata e xhelatit. Me shpirt (me zemër) xhelati.
2. fig. Njeri gjakatar dhe i pamëshirshëm; vrasës mizor. Xhelat i egër. Xhelatët fashistë. Xhelatët e popujve.
Sin.: vrasës, mizor, gjakatar, therës, thikar, hienë, i pamëshirshëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.