Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NGURTËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. Shndërrohet në trup të ngurtë; kund. çngurtësohet. Ngurtësohet giza (çimentoja, betoni). Ngurtësohet nga të ftohtët. Ngurtësohet ngadalë (me shpejtësi).
2. Bëhet i ngurtë, bëhet i fortë dhe humbet butësinë ose elasticitetin. Ngurtësohet buka. Ngurtësohet mëlçia.
3. fig. Humbet aftësinë për t’u zhvilluar e për t’u ndryshuar më tej lirisht. Ngurtësohet një drejtim (një rrymë).
✱Sin.: ngrin, forcohet, breshnohet, eshtërohet, gurëcohet, gurëzohet, gurohet, ashtërohet, ngurosem, ngurohet, fortohet, guroset, breshnohet, akullohem, shtangem, ngrin, xhamëzohet.
►XHAMËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Ngurtësohet e bëhet i thyeshëm si xham. Xhamëzohet druri. Xhamëzohen gjethet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë