Fjalori

Rezultate në përkufizime për “xehe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANDEZIT
MINIERË

MINIÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gropë a pus që është gërmuar thellëtokë për të nxjerrë minerale; vendi nën dhe ose në sipërfaqen e tokës ku nxirren minerale (së bashku me pajisjet e nevojshme); xehe. Minierë e nëndheshme (e hapur). Miniera e qymyrgurit (e hekurit, e bakrit, e kromit, e bitumit). Miniera e kripës. Miniera e Memaliajit (e Bulqizës). Punëtor (teknik, inxhinier) miniere. Puset e minierës. Ministria e Industrisë dhe e Minierave.
2. fig. Burim shumë i pasur e i pashtershëm për diçka. Minierëdhënash (njohurish, diturish). Është minierë e pashfrytëzuar.

XEHE

XÉH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET min. 1. Shkëmb natyror, që përmban metale; mineral.
2. Gropë e gërmuar thellëtokë, nga ku nxirren minerale; minierë. Xehe ari.
Sin.: xeheror, mineral, minierë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.