Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VLEJ vep., ~TA,~TUR 1. jokal., vet. v. III Ka këtë ose atë vlerë a çmim. Sa vlen kjo orë? Ky mall vlen më shumë se aq.
2. jokal. Kam vlerë a rëndësi për vetitë, për cilësitë, për fuqinë, për meritat e mia, jam i dobishëm; vet. v. III hyn në punë. Vlen sa për dhjetë. Nuk vlen asnjë grosh (asnjë dysh) nuk vlen fare.
3. jokal., vet. v. III Shërben për diçka. Vlen si frymëzim. Kjo punë vlen si fillim. Vlen më shumë si...
4. kal., vet. v. III Meriton të bësh një mundim, një shpenzim etj. E vlejti mundimin. Ia vlen ta bësh atë rrugë me këmbë. E vlen të merresh me të.
5. kal., vet. v. III I bën mirë dikujt; i sjell dobi. I ka vlejtur klima. I ka vlejtur kritika (këshilla).
6. jokal., vet. v. III Duhet. Vlen të thuhet... (të bëhet..., të diskutohet...).
✱Sin.: vyej, vyen, bën, duhet, do, bëj, shërbej, meritoj, çmohem, shkon, kushton.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë