Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vuvosur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VUVOS

VUVÓS vep., ~A, ~UR kal. E bëjheshtë plotësisht dikë. Me ato fjalë që i tha ia vuvosi gojën. Zabullima e madhe kishte vuvosur çdo pipëtimë gjallese.

VUVOSEM

VUVÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. 1. Bëhem shurdhmemec. Është vuvosur e nuk ndien fare.
2. vetv. S’e çel gojën fare, rri vuv, si memec; mbyllem thellëvetvete. U vuvos e s’e hapi gojën njëherë.

VUVOSUR

VUVÓSUR (i, e) mb. 1. është vuvosur; i pagojë, i heshtur. Njeri i vuvosur. Gojë e vuvosur.
2. fig. Që s’e çel gojën fare, që bëhet i shtemët, i pagojë, i heshtur. Me gjuhëvuvosur.
3.mbyllet thellëvetvete.
Sin.: i shtemët, i pagojë, i heshtur, vuv.

VUVËR

VÚVËR (i, e) mb. I vuvosur, shurdhmemec. Burrë i vuvër. Grua e vuvër.
Sin.: i vuvosur, shurdhmemec, i shemtë, eng.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.