Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vuve”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VUV

VUV,~E mb., bised. 1. Që as flet dhe as dëgjon, shurdh e memec, i vuvër. Djalë vuv. Vajzë vuve. Ai nuk flet dot se është vuv. Burrë vuv. Grua vuve.
2. fig. mezi flet, me zor e nxjerr fjalën nga goja; nuk e hap gojën kur e pyesin, nuk përgjigjet; gojëlidhur; i heshtur. Dëshmitar vuv.
Sin.: shurdhmemec, i vuvër, petosh, i shtemët, eng, gojëlidhur, gojëkyçur, i heshtur.

VUVAÇE
VUVE

VÚV/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që as flet dhe as dëgjon, që është shurdhe e memece, e vuvër. Me atë vuven nuk komunikon dot.
2. fig. Ajomezi flet, me zor e nxjerr fjalën nga goja; që nuk e hap gojën kur e pyesin, nuk përgjigjet; gojëlidhur; e heshtur. Është bërë si vuve.
Sin.: shurdhmemece, petoshe, enge, gojëlidhur, gojëkyçur, e heshtur.

VUVËL

VÚV/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Vuve. Është vuvël. Është vuvël, nuk dëgjon, as nuk flet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.